LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo do të përballet me njërën prej viktimave të preferuara të tij

Ronaldo do të përballet me njërën prej viktimave të preferuara të tij

Gjithmonë i gatshëm për sfida të reja. Cristiano Ronaldo do të përballet me Atletico Madridin, njërën prej skuadrave që gjithmonë u shënon.  

Ndeshja në Vicente Calderon do të jetë një nga më specialet për yllin portugez.

Ai ka shënuar 26 gola në 35 ndeshje këtë vit, që është mesatarja më e dobët që nga viti 2009/2010.


Nuk është mesatare e keqe pasi ai ka shënuar 0.74 gola për 90 minuta, ndërsa mesatarja e tij është 0.94.

Kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në mbyllje të kampionatit, Cristiano Ronaldo mund t’i shtojë statistikat e tij.

Portugezi ka fituar 14 herë ndaj Atletico Madridit dhe është një nga skuadrat që u shënon më shumë.

Me 18 gola në derbi, për 26 ndeshje, CR7 kërkon ta shtojë këtë efikasitet. /Telegrafi/