Liria e shtypit, shteti juridik, bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, janë kushtet që Serbia duhet të plotësojë. Por kushti i të gjitha kushteve është diçka tjetër!
Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk kanë dhënë vlerësimin përfundimtar për zgjedhjet presidenciale në Serbi, pasi që ende nuk ka as raport përfundimtar të OSBE-së, u tha në takimin e grupit të punës për zgjerimin e BE, të mbajtur në fillim të javës në Bruksel. KE ka konstatuar se dita zgjedhore në Serbi ka kaluar kryesisht pa probleme serioze, ndonëse me disa parregullësi. “Por fushata parazgjedhore ka qenë shumë problematike, sepse Vuçiqi ka dominuar totalisht mediat”, thuhet në këtë dokument, të cilin e posedon edhe DW.
Protestat në Beograd dhe rreth 20 qytete të tjera në Serbi nuk janë trajtuar në këtë takim, sepse ato ende nuk kanë qenë temë e mediave ndërkombëtarë në kohën e mbajtjes së tij.
Vendet e BE shpresojnë se Vuçiqi do të vazhdojë rrugën proevropiane dhe do të bëjë reformat e duhura. Me 27 prill në Beograd do të mbahet takimi i katërt i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim BE-Serbi. Në formulimin përfundimtar po punohet ende, por shumë vende të BE janë të shqetësuara për shkak të përhapjes gjithnjë e më të madhe të imazhit negativ të BE në Serbi. “Pala evropiane do të paralajmërojë Serbinë për pasojat nga pasqyrimi negativ i BE-së në këtë vend, sepse BE është partneri më i rëndësishëm ekonomik dhe politik i Serbisë”, thuhet në protokolin e takimit. Autoritetet serbe e kanë për detyrë të promovojnë vlerat evropiane.
Në takimin e Beogradit do të konfirmohet përcaktimi i BE-së për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor, por në dokument nuk përmendet askund ‘”zgjerimi i BE”.
Kontestuese mbetet politika e jashtme e Serbisë
Në dokument theksohet rëndësia e përparimit në sektorin e sundimit të shtetit juridik, si dhe liria e mediave. Nënvizohen si të domosdoshme edhe proceset kundër personave që kanë kryer krime dhe kërkohet bashkëpunimi pa rezerva me Tribunalin e Hagës. Në dokument nuk thuhet qartë, por autoritetet evropiane janë të pakënaqura me Serbinë, për shkak se refuzon ekstradimin e tre radikalëve të akuzuar në Hagë për krime. Ndërsa, si çështja e të gjithë çështjeve përmendet “normalizimi i raporteve me Kosovën”.
Shikuar nga debatet e brendshme, në këtë grup nuk ka pasur një qëndrim unik për politikën e sigurisë dhe të jashtme. Serbia nuk po i mbështetë sanksionet kundër Rusisë. Polonia dhe Lituania kërkojnë që Serbia t’i respektojë këto sanskione dhe ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje