LAJMI I FUNDIT:

Klitschko: Nuk do të ketë më revansh me Tyson Fury

Klitschko: Nuk do të ketë më revansh me Tyson Fury

Edhe pse po përgatitet intensivisht për duelin e 29 prillit ndaj kampionit të botës në fuqi të peshave të rënda Anthony Joshua, ukrainasi Wladimir Klitschko është rikthyer te revanshi i munguar me Tyson Fury.

Një sfidë e dytë që duhej të ishte zhvilluar gjatë 2016-së, por që u anullua dy herë për shkak të dëmtimeve të boksierit britanik.

I pyetur nëse kjo përballje e dytë mund të realizohet tani që Fury po rikthehet në ring, Klitschko ka qenë kategorik në përgjigjen e tij. “Jo, revanshi me Fury nuk do të zhvillohet ndonjëherë”, tha Klitschko nga Austria, ku dhe po stërvitet.

Më tej, ish-kampioni i botës shtoi: “As unë dhe asnjë nga stafi im, nuk duam të merremi më apo të bashkëpunojmë në të ardhmen me ata njerëz. Humbëm një vit kohë duke u marrë me fjalë dhe mos harroni se Wladimir nuk është më 18 vjeç dhe që nis sot karrierën si profesionist”, u shpreh boksieri ukrainas, tashmë 41 vjeç.

Klitschko pranoi se synon të heqë nga mendja e tij vitin e mbrapshtë 2015, kur dhe humbi titullin kampion në atë duel me Tyson Fury në Duseldorf. “Joshua është britanik si Fury, por është një boksier krejt ndryshe dhe jam i lumtur që po përballem me të”, tha Klitchko, që synon të bëhet për të tretën herë në karrierë kampion bote. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
UEFA shqipton dënimin për tifozin që bëri selfie me Cristiano Ronaldon

UEFA shqipton dënimin për tifozin që bëri selfie me Cristiano Ronaldon

Përfaqësueset
Zyrtare: UEFA merr vendimin për Mirlind Dakun

Zyrtare: UEFA merr vendimin për Mirlind Dakun

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA publikon vendimin për suspendimin e Mirlind Dakut - çfarë rregulla theu sulmuesi shqiptar?

UEFA publikon vendimin për suspendimin e Mirlind Dakut - çfarë rregulla theu sulmuesi shqiptar?

Kombëtarja e Shqipërisë
Spanja me shumë ndryshime ndaj Shqipërisë, Luis De la Fuente ka vetëm dy dyshime

Spanja me shumë ndryshime ndaj Shqipërisë, Luis De la Fuente ka vetëm dy dyshime

Përfaqësueset
“Ka mundësi të ndodhë”, top ylli i Spanjës pranon mundësinë e transferimit tek Barcelona

“Ka mundësi të ndodhë”, top ylli i Spanjës pranon mundësinë e transferimit tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori