LAJMI I FUNDIT:

Morata: Ndihem mirë te Reali

Morata: Ndihem mirë te Reali

Alvaro Morata ka deklaruar se ai ndihet mirë në Real Madrid pasi shënimit të një het-triku ndaj Leganes, pavarësisht se është lidhur me një transferim larg nga klubi.

Raportet në muajin e kaluar kanë sugjeruar se sulmuesi 24-vjeçar u përgatit për një largim nga Bernabeu për shkak të mungesës së minutashzit të lojës, dhe u rreshtua për një lëvizje të verës në Chelsea.

Por, tani është vet Morata, i cili ka deklaruar se ndihet mirë te Mbretërit dhe tani po mendon vetëm për gjigantin spanjoll.


“Kam shënuar dy gola, ndoshta tre, por jam i sigurt se ata do të më japin golin e tretë në librin e rekordeve”, ka thënë fillimisht Morata për gazetën Marca pas ndeshjes, ku tre-golëshi  i tij ishte vendimtar.

“Ndihem mirë në Real Madrid dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk mund të mendoj për sezonin e ardhshëm, ne kemi gjëra më të rëndësishme përpara nesh tani”.

“Nuk jam këtu për t ankuar, jam këtu për të punuar dhe për të fituar me ekipin”, përfundoi qendërsulmuesi spanjoll. /Telegrafi/