Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se nesër pritet që të merret vendimi për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili që nga 4 janari po mbahet në Francë, ku është ndaluar në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga shteti serb.
Një vendim i tillë ishte pritur të merrej në mars por ishte shtyrë për 6 prill për shkak se Serbia kishte ofruar prova të reja në synimin për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së, të cilin e akuzon për krime lufte.
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, në një prononcim nga Franca për KALLXO.com tha se AAK pret një vendim pozitiv nesër.
“Ajo çka presim ne është që përgjigja të jetë pozitive dhe Haradinaj të jetë i lirë në punën e tij dhe të kthehet në Kosovë”, tha Nitaj.
Ai ka sqaruar situatën e nesërme. Sipas tij nesër duhet të përfundohet e gjithë kjo procedurë.
“Seanca e nesërme është seancë përfundimtare, fjala e prokurorisë dhe palës mbrojtëse. Tash gjithçka varet nga trupi gjykues nëse do ta shpallë vendimin nesër apo do ta shpallë vendimin pas një kohe të caktuar, por ajo çka mund të them unë është që shqyrtimi I krejt lëndëve dhe materialeve përfundon nesër”, tha Nitaj,
Gazeta ka provuar të kontaktojë gjatë ditës edhe me avokatin e Haradinajt, Arianit Kocin, por nuk ka arritur.
Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar të këtij viti nga autoritetet franceze. Me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë seancën që ishte paraparë të mbahej nesër për shkak të seancës së Haradinajt.
Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute ka pezulluar bisedimet me Serbinë, deri në lirimin e plotë të Haradinajt. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'