LAJMI I FUNDIT:

Federata Italiane nuk e ka lidhur asnjëherë Juventusin me mafinë

Federata Italiane nuk e ka lidhur asnjëherë Juventusin me mafinë
Getty Images

Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, Giuseppe Pecoraro, ka thënë se absolutisht asnjëherë nuk e ka lidhur Juventusin me mafinë.

Zonja e Vjetër dhe presidenti Andrea Agnelli në muajin e kaluar u përmendën në kuadër të Komisionit disiplinor të Federatës nën akuzën se janë takuar me ultrasit e lidhur me mafinë.


Agnelli: Asnjëherë nuk jam takuar me shefat e mafisë
Lexo po ashtu Agnelli: Asnjëherë nuk jam takuar me shefat e mafisë

Bianconerët asnjëherë nuk e kanë mohuar faktin se u kanë dhënë bileta ultrasve, por kanë mohuar të kenë pasur njohuri për lidhjen e tyre me mafinë.

“Unë nuk e bëj punën e prokurorit të zakonshëm. Unë kujdesem për kontrollimin e biletave, pastaj nëse ekziston një depërtueshmëri në lidershipin e Juventusit, kjo nuk më intereson mua, është çështje e Komisionit”.

“Kam ardhur këtu që ta plotësoj atë që kam thënë më 7 mars të vitit të kaluar dhe me shpresën që t’u jap fund kundërthënieve që dolën pas asaj date”.

“Në asnjë moment nuk e kam lidhur presidentin Agnelli me ‘Ndrangheta (mafinë kalabreze), po ta kisha bërë këtë do ta uzurpoja rolin e një gjyqtari të zakonshëm”, ka sqaruar Pecoraro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori