Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka hedhur poshtë raportimet në media se është takuar me ultrasit, të cilët njëherësh ishin pjesëtarë të krimit të organizuar.

Agjencia Ansa ka publikuar disa dokumente të prokurorit të Torinos dhe prokurorit të FIGC, sipas të cilave drejtorët e Zonjës së Vjetër janë takuar me klane mafioze.

Antimafia përfshin në hetim Juventusin shkaku i biletave - Lidhje me klanin e Ndranghetas Antimafia përfshin në hetim Juventusin shkaku i biletave - Lidhje me klanin e Ndranghetas

“Saverio Dominello dhe djali i tij, Rocco, janë përfaqësues në Torino të klanit Bellocco Pesce të Rosarnos. Rocco Dominello ka raporte me drejtorët e Juves për t’u marrë me biletat dhe biletat sezonale”.

“Drejtorët që kanë pasur kontakt me këta njerëz janë: Merulla, Carugo, D’Angelo dhe presidenti Agnelli”, është thënë në këto njoftime.

Ndërkaq, nuk është cekur nëse edhe drejtori gjeneral, Beppe Marotta, është takuar me ta. Sidoqoftë, ai nuk është pjesë e hetimeve.

“Me respekt ndaj degëve hetuese dhe gjyqësore, ua kujtoj se asnjëherë nuk jam takuar me shefat e mafisë. Ato që po i lexoni janë gënjeshtra”, ka shkruar Agnelli në Twitter.

Mediat thonë se ekziston mundësia që Agnelli të jetë takuar me udhëheqësit e ultrasve pa ditur për prapavijën e tyre. /Telegrafi/