LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ekzistenca e bujqve është e rrezikuar

LSDM: Ekzistenca e bujqve është e rrezikuar

“Të lihen anash të gjitha intereast personale në llogari të qytetarëve dhe shtetit, të zhbllokohet Kuvendi, të zgjidhet kryetari i ir që sot dhe të fillojë me punë qeveria e re reformuese e cila do të punojë vetëm në interes të qytetarëve”, porositi sot në një konferencë për shtyp, Ljupço Nikollovski nga radhët e LSDM-së. Ai akuzoi se OBRM-PDUKM-ja po pengojnë punën e Kuvendit dhe për këtë arsye nuk mund të formohet qeveria e re dhe të zhbllokohen proceset në shtet duke përfshirë edhe pagesën e subvencioneve për bujqit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicioni nuk kanë asnjë të drejtë ta bllokojnë Kuvendit dhe të rrezikojnë edhe më tej ekzistencën e bujqve të cilët akoma nuk kanë marrë subvencionet për vitin e kaluar, por edhe për disa vite tjera/ Ekzistenca e mijëra bujqve është seriozisht e rrezikuar për shkak se kuadro joserioz të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit kanë uzurpuar institucionet dhe e hedhin përgjegjësinë, ndërsa shfrytëzojnë procedurat si burim për të mos ua dhënë paratë njerëzve që u takon me ligj”, deklaroi Nikollovski.


Sipas tij, deri tani janë ndërruar tre drejtëro të Agjencisë së pagesës, por pagesa kurrsesi të fillojë.

Ndryshe sot bujqit në Maqedoni protestuat për shkak të mos pagesës së subvencioneve nga shteti, edhepse këta të fundit premtuan disa herë për pagesë të subvencioneve./Telegrafi/