LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Fokusohemi te Liga e Evropës, Pioli njeriu i duhur për Interin

Icardi: Fokusohemi te Liga e Evropës, Pioli njeriu i duhur për Interin
Getty Images

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka folur pas humbjes ndaj Sampdorias me rezultat 1-2.

Kapiteni zikaltër në intervistën për TMW Radio ka thënë se trajneri Stefano Pioli nuk ka faj dhe humbja mund të ketë ardhur nga angazhimi shtesë që lojtarët kishin me përfaqësueset e tyre.

“Pas kësaj ndeshje është e vështirë Liga e Kampionëve dhe duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës. Nuk mund të humbin një ndeshje si kjo në shtëpi, filluam mirë, por pastaj u lodhëm, ndoshta se kemi pasur shumë lojtarë që kanë luajtur me përfaqësueset e tyre”.


“Kemi ende besim te Pioli, i cili ka bërë një rrugë të mirë deri më tani. Jemi të vetëdijshëm për atë që ka dhënë, ai dhe ne meritojmë një renditje më të mirë”.

“Pioli është personi i duhur për Interin, nuk duhet kritikuar për një ndeshje si kjo”.

“Kemi luajtur kundër një skuadre që luan mirë, objektivi tani është Liga e Evropës pasi mendoj se Liga e Kampionëve tashmë ka ikur”, ka thënë Icardi. /Telegrafi/