LAJMI I FUNDIT:

Pozita dhe opozita takohen sonte

Pozita dhe opozita takohen sonte

Pozita dhe opozita sonte pritet të takohen sërish me ndërmjetësimin e Naim Rashitit nga Grupi Ballkani.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Telegrafit brenda partive politike.


Të njëjtat burime kanë treguar se takimi do të jetë në nivel të nënkryetarëve, ose në nivel të dytë.

Telegrafi ka kontaktuar me Shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj rreth këtij takimi, por i njëjti ka thënë se nuk ka informacione.

Takimi i fundit ishte mbajtur para dy javësh në Tiranë.

Në këto takime po diskutohet për çështjet si: Demarkacioni, Asociacioni, ushtria dhe zgjedhjet. /Telegrafi/