LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës në Bundesliga, Hadergjonaj pjesë e tij (Foto)

Formacioni i javës në Bundesliga, Hadergjonaj pjesë e tij (Foto)

Java e 26-të në Bundesliga ka përfunduar me sukses edhe për një futbollist nga Kosova.

Fjala është për mbrojtësin nga Deçani, Florent Hadergjonaj i cili ka shkëlqyer ditën e djeshme me skuadrën e tij Ingolstadt.


Hadergjonaj ishte titullar si gjithnjë në fitoren 2-1 ndaj skuadrës Mainz 05 duke i shtuar gjasat ekipit të tij për mbijetesë.

Falë golit të shënuar për fitoren 2-1, Hadergjonaj është futur edhe në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga.

Përpos Hadergjonajt, në formacionin më të mirë të javës janë edhe yjet si Thiago Alcantara, Robert Lewandowski e Jorome Boateng.

Kjo është hera e katërt që Hadergjonaj futet në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga. /Telegrafi/