LAJMI I FUNDIT:

Shkelet një fëmijë në Shkup, shpëton në spital

Shkelet një fëmijë në Shkup, shpëton në spital

Gjatë ditës së djeshme në Shkup ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku ka pësuar një fëmijë 12 vjeç, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Fëmija është shkelur nga 47 vjeçari K.B nga Shkupi.

Pas aksidentit fëmija është dërguar në spital dhe pas dhënies së ndihmës i njejti është lëshuar për shërim në shtëpi. /Telegrafi/