LAJMI I FUNDIT:

Chiellini: Icardi 9-shi më i mirë për momentin

Chiellini: Icardi 9-shi më i mirë për momentin

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij pas barazimit ndaj Napolit me rezultat 1-1.

Për mikrofonat e ‘Domenica Sportiva’ ylli italian ka thënë se Mauro Icardi është aktualisht sulmuesi më i mirë në zonë.

“Icardi është numri 9 më i fortë për momentin. Ai është i ri, por i fortë. Këtë vit ai ka bërë një rritje të madhe, posaçërisht në karakter dhe këtë ka qenë në gjendje ta përcjellë edhe te bashkëlojtarët e tij”, ka thënë Chiellini.


Aktualisht Icardi ka 20 gola dhe tetë asistime në Serie A, tre gola më pak se Edin Dzeko dhe Andrea Belotti.

Interi në mbrëmjen e së hënës luan ndaj Sampdorias dhe kjo është një tjetër mundësi që Mauro të vazhdojë me gola /Telegrafi/