LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pjaca kalon me sukses operimin, mësohet mungesa e tij

Zyrtare: Pjaca kalon me sukses operimin, mësohet mungesa e  tij

Juventusi kanë konfirmuar se futbollit i tyre, Marko Pjaca, do të jetë jashtë fushave për rreth gjashtë muaj pas kryerjes së një operacioni në ligamentet e dëmtuara në gju.

Mesfushori kroat ka pësuar një lëndim në ndeshjet ndërkombëtare, ku kombëtarja e tij, Kroacia, luajti përball Estonisë.


Juventusit i lëndohet ylli kroat, pritet të mungojë një kohë të gjatë (Video)
Lexo po ashtu Juventusit i lëndohet ylli kroat, pritet të mungojë një kohë të gjatë (Video)

Në këtë takim, Pjaca, pësoi një lëndim të rëndë ku dëmtoi ligamentet e gjurit dhe dihet që lëndimi i tij do të rezultojë me një mungesë të madhe të futbollistit.

Juventusi ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare, ku lajmëron se Pjaca ka kaluar me sukses operacionin dhe pritet të mungoj rreth gjashtë muaj.

“Sot, Marko Pjaca iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të djathtë, pas një lëndimi të ligament tij kruciat dhe meniskut të jashtëm në detyrë me kombëtaren kroate javën e kaluar”, thuhet fillimisht në njoftimin e Juventusit.

​FIFA do t’ia paguajë Pjacas rreth një milion euro për shkak të lëndimit
Lexo po ashtu ​FIFA do t’ia paguajë Pjacas rreth një milion euro për shkak të lëndimit

“Operacioni, i kryer nga Profesor Mariani dhe në prani të mjekut të klubit Juventus, Claudio Rigo, ishte i suksesshëm dhe lojtari do të fillojë programin e tij të rehabilitimit me efekt të menjëhershëm”.

“Pjaca pritet të kthehet në trajnime të rregullta në një kohë përafërsisht rreth gjashtë muaj”, përmbyll njoftimin klubi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
France Football po ndryshon një rregull për Topin e Artë - lajm fantastik për Lewandowskin

France Football po ndryshon një rregull për Topin e Artë - lajm fantastik për Lewandowskin

Ndërkombëtare
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Klubi që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rrethanat më unike për sezonin e ardhshëm

Klubi që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rrethanat më unike për sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Ronaldo në Bundesliga? Gazetari i njohur përditëson të ardhmen e portugezit

Ronaldo në Bundesliga? Gazetari i njohur përditëson të ardhmen e portugezit

Bundesliga
Kalo në kategori