Raportet italiane janë përhapur se Dries Mertens ka ndërmend të largohet nga Napoli për një kalim në Manchester United me bisedimet telefonike që po ndodhin tani.
Anësori belg i kthyer si qendërsulmues ka qenë në negociata për një zgjatje të kontratës, por nuk duket i bindur nga paga me vlerë tre milionë euro në sezon, dyfish nga ajo që ai aktualisht fiton.
Marrëveshja e tij aktuale skadon në vitin 2018, kështu që koha po kalon për të arritur një marrëveshje të re.
Sipas dy mediumeve italiane, Mediaset Premium dhe La Repubblica, Mertens ka qenë në kontakt telefonik me figurat drejtuese në Manchester United.
Mediaset këmbëngulin se reprezentuesi belg është tek 80-90 për qind të gjasave për të lënë ‘Stadio San Paolo’ në këtë verë.
Mertens i bën 30 vjet në maj dhe për këtë arsye mendon se ky është shansi i tij më i mirë për të marrë një transferim masiv, plus pagë prej 4.7 milionë euro në sezon.
Belgu ka qenë një sulmues jashtëzakonisht i suksesshëm, duke shënuar 25 gola dhe ka bërë 11 asistime në vetëm 36 ndeshje zyrtare këtë sezon.
Megjithatë, në Old Trafford ai do të kthehej në rolin e tij më të natyrshëm, në krahun e majtë të sulmit, pasi qendërsulmues është Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251