LAJMI I FUNDIT:

Policia: Rasti në Capital hill nuk ka të bëjë me sulm terrorist

Policia: Rasti në Capital hill nuk ka të bëjë me sulm terrorist

Incidenti i sotëm në Capitol Hill në Uashington, ku pati të shtëna kur një grua goditi me automobil automjetin e policisë, nuk ka të bëjë me terrorizmin, ka bërë të ditur policia, transmeton Fox News.

Sot në Capitol Hill në Uashington ka pasur të shtëna kur një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka goditur me automjet veturën e policisë, ndërsa më pas deshi të shkelë disa policë, të cilët po ecnin këmbë rreth ndërtesës qeveritare, transmetojnë mediat amerikane.

Gruaja e dyshuar është arrestuar dhe dërguar në burg.