LAJMI I FUNDIT:

Ditari i John F. Kennedy: Çfarë mendonte për rolin e Hitlerit në histori

Ditari i John F. Kennedy: Çfarë mendonte për rolin e Hitlerit në histori

Në verën e vitit 1945, 28 vjeçari John F. Kennedy po udhëtonte nëpër Evropë si një korrespondent lufte. Ndalesa e tij e fundit ishte Gjermania, ku vizitoi rezidencën e shkatërruar nga bombat të Adolf Hitlerit në Alpet bavareze. (Vetëm katër muaj më herët, Fyhreri kish vrarë veten në Berlin).

Thellësisht i ndikuar nga ajo vizitë, Kennedy i regjistroi mendimet e tij për diktatorin nazist, në ditarin e tij.


“Mund të kuptosh kollaj se si, brenda pak vitesh, Hitleri do të dalë nga urrejtja që e rrethon tani, si një prej figurave më të rëndësishme që ka jetuar ndonjëherë”, shkruan Kennedy.

Ai shton: “Hitleri kishte ambicie të pakufishme për vendin e tij, gjë që e bëri atë rrezik për paqen në botë, por kishte një mister përreth tij në mënyrën se si jetonte dhe mënyrën e vdekjes, që do të jetojë dhe rritet pas tij. Ai kishte brumin nga i cili përbëhen legjendat”.

Ndonëse mendimet e Kennedy duken sikur shprehin admirim për Hitlerin, Bobby Livingston, Drejtor Ekzekutiv i RR Auction që do të nxjerrë në ankand ditarin me 61 faqe, këmbëngul se nuk është aspak kështu.

“Nuk ka glorifikim, dhe nuk do të doja ta shkëpusja nga konteksti”, thotë Livingston. “Mendoj se Kennedy ishte historian, dhe ai po shkruan për mënyrën si e kupton rolin e Hitlerit në histori”.

Deidre Henderson, pronare e ditarit për një kohë të gjatë dhe që ishte asistente kërkimesh e Kennedyt gjatë kohës në Senat, konfirmon: “Kur Kennedy fliste se Hitleri kishte brumin nga i cili bëhen legjendat e kishte fjalën për misterin që e rrethon, jo ligësinë që demonstroi para botës”, thotë ajo. “Askund në këtë ditar, apo ndonjë prej shkrimeve të tij, nuk ka një gjë që të tregojë simpati për krimet e luftës të nazistëve apo kauzën e tyre”, transmeton bota.al.

Në mesin e viteve ’90, Henderson botoi një libër bazuar në ditarin e JFK që presidenti i 35 ia dha asaj, me qëllim që ajo të kuptonte pikëpamjet e tij për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme. Ndonëse vendimi qe i vështirë, Henderson ra dakord ta nxjerrë në ankand ditarin, në përvjetorin e 100 të lindjes së Kennedyt në 29 maj.

“Nuk doja të ndahesha prej tij por mendoj se ka nevojë për një shtëpi diku, që do të jetë më mirë i njohur nga historianët dhe cilido”, tha ajo. “Është pjesë e trashëgimisë së tij”.

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori