LAJMI I FUNDIT:

Hoeness: Ancelotti dëshiron t’i hakmerret Real Madridit

Hoeness: Ancelotti dëshiron t’i hakmerret Real Madridit

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve ka rezervuar një prej sfidave më të mëdha të kësaj gare, atë mes Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Trajneri Carlo Ancelotti duket se është ai që do ta ndiejë më shumë këtë sfidë, pasi do të vihet përballë ish-skuadrës së tij.


Sipas presidentit të Bayernit, trajneri Ancelotti ka shumë arsye që të eliminojë madrilenët në këtë raund të Ligës së Kampionëve, e një prej tyre është për mënyrën sesi ai u largua nga drejtimi i “Los Blancos”.

“Ancelotti e dëshiron me forcë eliminimin e Real Madridit, sepse u largua prej andej në mënyrën më të shëmtuar”, tha Hoeness në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje, Reali nuk ishte skuadra që Bayerni dëshironte si kundërshtar.

“Real Madridit është një prej ekipeve më të mira dhe askush nga ne nuk donte ta kishte përballë. Por ai që dëshiron të shkojë në finalen e Championsit duhet të përballet dhe të fitojë ndaj çdo skuadre që i del përpara”, vijoi më tej Hoeness.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori