LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Nuk do ta mbështesim Talat Xhaferin për kryetar Kuvendi

Lëvizja Besa: Nuk do ta mbështesim Talat Xhaferin për kryetar Kuvendi

Përkitazi me propozimin e treshes LSDM-BDI (Aleanca), që sot është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, që Talat Xhaferi të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të R. së Maqedonisë, Lëvizja BESA e njofton opinionin se nuk do ta mbështesë një kandidaturë të këtillë për faktin e thjeshtë se ky është një propozim i imponuar, njofton Lëvizja Besa përmes një kumtese në Telegrafi Maqedoni.

‘Në fakt, ashtu siç kemi njoftuar më parë, ne e kemi pasur propozim-kandidatin tonë me kredibilitet dhe pa bagazhe korrupsioni, krimi e shkelje të ligjit dhe këtë e bëmë në emër të perspektivës së vendit dhe të proceseve reformatore dhe integruese, por ai nuk u mor parasysh nga treshja e sipërpërmendur. Kjo i bie se, mes një kandidati të BESËS dhe një kandidati të BDI-së, LSDM-ja vendosi të jetë me BDI-në.


Andaj nuk mund të mos ritheksojmë se, sipas fjalës së urtë shqipe, se “Dita e mirë shihet n’sabah.”, sot përfundimisht ranë maskat për “epokën reformatore”, për “rrëzim të regjimit” dhe për “ndryshimin e kursit të vendit”. Ish ministri i Nikolla Gruevskit, i gjykuari për kërcënim me vdekje ndaj personit zyrtar më 2008, ministri që abuzonte me detyrën dhe u jepte honorarë kujt si ia kishte qejfi, për çka mori vërejtje serioze nga Komisioni për Antikorrupsion, sot propozohet të jetë emri i parë që do ta shënojë epokën e një qeverie reformatore. Nëse kështu fillojnë reformat, atëherë i bie se ne kemi perceptim të gabuar për termin reformë.

Nëse me BDI-në fillon hallka e parë e reformave, atëherë – ju faleminderit – por ne nuk mund të jemi pjesë e reformave të tilla. Partia që për dhjetë vite me radhë, në vazhdimësi, ia mbante ison Nikolla Gruevskit dhe bashkërisht ishin shkaktarët e kësaj krize, që na lanë pas vetes procese të montuara politike, varfëri, shpërngulje, largim nga integrimi, “Shkupin 2014” etj., nuk mund të sjellë reforma. Nëse besojmë se ata mund të jenë reformatorët, kjo i bie që të mos besojmë në vetveten tonë.

Me këtë rast duam të ritheksojmë se ne mbetemi të përkushtuar për agjendën reformatore të vendit dhe për kursin euro-atlantik të Maqedonisë, për implementimin e Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni, por – në veçanti – për implementimin e platformës sonë RIDEFINIMI, duke besuar se ajo është agjenda e vetme që Maqedonia të bëhet një shtet i barabartë, demokratik, funksional dhe i zhvilluar’, thuhet në preskonferencën e sotme të Lëvizjes Besa në lidhje me propozimin e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për kryetar të Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori