LAJMI I FUNDIT:

“Kosova për pavarësi duhet t’i falënderohet Kroacisë dhe Bosnjës”

“Kosova për pavarësi duhet t’i falënderohet Kroacisë dhe Bosnjës”

“Sikur Serbia të mos e sulmonte Kroacinë dhe Bosnjën, e sikur kroatët e boshnjakët të mos vriteshin, nuk do të kishte aksion të NATO-s në Kosovë”, thotë në një kolumne për Al Jazeera Balkans, shkrimtari dhe analisti politik që jeton në Sarajevë (me origjinë nga Ulqini, nga martesa e përzier greko-malaziase), Andrej Nikolaidis.

Në shkrimin e tij ai thotë se ajo që ndodhi më 1999 ka interpretime të ndryshme – varësisht nga politika që përfaqëson një popull. Për dikë është “intervenim i NATO-s”, për dikë “bombardim i NATO-s” e për dikë tjetër “agresion i NATO-s”.


“Pas përfundimit të operacionit, të dyja palët – NATO dhe Millosheviqi – shpallën fitoren. Millosheviqi e bëri këtë edhe pse qytetarët e tij u vranë, edhe pse Kosovën e humbi, ndërsa Ushtria e tij (të cilën mediat – me të cilat me dorën e fortë vepronte Aleksandar Vuçiqi – e cilësonin si ‘të katërtën në botë’) ia doli të shkatërrojë mezi dy aeroplanë që do të rrëzoheshin edhe po të gjuheshin me molla”, shkruan ai, duke thënë se edhe vlerësimet për humbjet janë ndryshe tek pala serbe, e ndryshe tek NATO, transmeton Telegrafi.

“Në anët tona gjithçka është e vërtetë”, thotë ai. “Njeriut që deklarohet këtu se është Napoleon, po t’i thuash se nuk është, ai të prek në krah e të përgjigjet: ‘Ky është mendimi yt’. Në anët tona ‘Napoleoni’ ka shanse të mira të përfundojë në Kuvend ose në Qeveri, e ti me mendimin tënd në hendek – pasi njëherë e ha një shkop për koke”.

Sipas tij, këtu edhe faktet më bazike analizohen si “mendimi yt privat”.

“Meqë është kështu, po ua them mendimin tim privat për vitin 1999. Së pari: qytetarët e Kosovës, një mirënjohje të madhe – se pse tash jetojnë në shtet të pavarur – ua kanë borxh Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Sikur Serbia të mos e sulmonte Kroacinë dhe Bosnjën, e sikur kroatët e boshnjakët të mos vriteshin, nuk do të kishte aksion të NATO-së në Kosovë, e pa aksionin e NATO-s shqiptarët do ta humbnin lehtë luftën”, shton Nikolaidis.

Sipas tij, pa këtë aksion të NATO-s, Millosheviqi do t’ia dilte të sundonte. E, kur ra ai, kjo për të nuk ndodhi se pse ishte kriminel lufte, e as pse e shkatërroi ekonominë e vendit të tij, por sepse as në Kroaci, as në Bosnje e as në Kosovë nuk e bëri atë që pritej nga ai.

“Nuk u përmbys se pse Serbia hoqi dorë nga projekti që zbatonte Miloosheviqi, por sepse atë projekt nuk e realizoi ai”, thotë analisti, duke shtuar se pa aksionin e NATO-s as Mali i Zi sot nuk do të ishte i pavarur, e as Serbia nuk do të ndryshonte.

“Të mos përsëritet koha kur Serbia mendonte se në banesën time, në Sarajevën e tashme lindore, një serb ka banuar më mirë se unë (Vuçiqi po thotë se serbët duke punuar tregojnë se janë më të mirë, “sepse janë më të mirë”)”, thotë ai. “Serbia është më ndryshe, po jo aq ndryshe sa që lideri i atjeshëm – Aleksandar Vuçiq apo kushdo tjetër – popullit t’ia shpjegojë se si Serbia më 1999 nuk është bombarduar”, thotë Nikolaidis. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori