LAJMI I FUNDIT:

Murtezani: Lëvizja Besa nuk do ta mbështetë Talat Xhaferin për postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë (Foto)

Murtezani: Lëvizja Besa nuk do ta mbështetë Talat Xhaferin për postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë (Foto)

Tashmë është bërë e ditur se Talat Xhaferi nga BDI-ja do të jetë i propozuar për kryetar të kuvendit të Maqedonisë, megjithatë dyshimet dalin nëse do të ketë mbështetjen e duhur për t’u zgjedhur kryetar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dyshimet shtohen pasi që Lëvizja Besa nuk ka marrë vendim për ta mbështetur kandidaturën e tij. Kështu shprehet në profilin e tij në Facebook, Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa.


”Lëvizja Besa nuk ka marrë vendim për mbështetjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. Vendimi i fundit i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa është që Besa ta propozojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit”, deklaron Murtezani./Telegrafi/