LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Përkrahje fuqizimit të sektorit privat

Mustafa: Përkrahje fuqizimit të sektorit privat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë vizituar sot gjatë ditës disa nga bizneset e suksesshme të kësaj Komune.

Fillimisht, kryeministri ka vizituar Fabrikën për prodhimin e betonit “Burimi”, më pas atë të prodhimit të mobileve “Vali”, firmën projektuese-ndërtuese “Lin Projekt”, si dhe Fabrikën e Kërpudhave “Hirano Mushroom”.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa vlerësoi lartë suksesin e këtyre bizneseve, që kanë arritur të eksportojnë edhe jashtë Kosove.


“Është fjala për biznese të cilat po arrijnë të eksportojnë produkte dhe të jenë të barabarta ndoshta edhe konkurruese shumë të forta në tregjet e Bashkimit Evropian dhe tregjet regjionale.

Ne jemi të interesuar që të përkrahim këto biznese”, tha kryeministri Mustafa.

Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë që edhe më tutje të punoi në plotësimin dhe ndryshimin e politikave ekonomike e fiskale, për të fuqizuar edhe më tepër sektorin privat në Kosovë.

“Në rend të parë ajo që duhet të bëjmë është që të përkrahim bizneset private, të zhvillojmë sektorin privat, dhe kur ne e zhvillojmë atë, pastaj edhe sektori publik funksionon shumë më mirë”, theksoi kryeministri, transmeton Telegrafi.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, u shpreh i kënaqur me rezultatet e arritura nga masat e marra nga Qeveria.

“Mua më vjen mirë që këto masa në fakt po shihen çdo ditë në aktivitet të shtuar të biznesit në Mitrovicë dhe gjithandej”, tha ministri Hoti.

Nga ana e tij, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, që njëherësh është ndërmarrës vet dhe njëri nga pronarët e Fabrikës së kërpudhave, bëri të ditur planin e tij për të ndërtuar edhe një fabrikë të tillë në Lipjan. Ai bëri të ditur se synon të ketë gjithsej 5 fabrika të tilla në tërë Kosovën.

“Po shpresojmë se do të bëjmë 5 fabrika në tërë Kosovën, dhe t’i tregojmë edhe shteteve tjera që edhe në dimë të prodhojmë. Këto fabrika kur të prodhojnë 50 ton, do të jenë 33 për qind eksporti i gjithë Kosovës”, tha kryetari Bahtiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori