Në takimin që zyrtarë të lartë të qeverisë bënë me biznesmenët në Mitrovicë, Naser Lahu u ankua për uzurpim të pronës.
Investitori kosovaro-gjerman Naser Lahu iu ankua sot Kryeministrit Mustafa se nuk po mund ta shfrytëzojë guroren në fshatin Zhazhë të Zveçanit, pasi prona po i mbahet e uzurpuar.
Mustafa qëndroi sot në Mitrovicë për t’u takuar me biznesmenët e këtij qyteti në një organizim që e bëri Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa u shoqërua edhe nga ministrat Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti.
Biznesmeni Naser Lahu i tha Mustafës se nga viti 2006 ka licencat e hulumtimit dhe gjithashtu më vonë është pajisur edhe me licencat e shfrytëzimit të një guroreje, por nuk ka qasje në të për shkak se gurorja po mbahet e uzurpuar.
Lahu tha se problemin kryesor e ka me sistemin gjyqësor të Kosovës, i cili sipas tij po i zgjat procedurat.
Mustafa i premtoi kosovaro-gjermanit Lahu se personalisht do të angazhohet për zgjidhjen e problemit të tij në lidhje me uzurpimin e pronës.
Ai tha gjithashtu Lahut se “organi i cili e ka lëshuar licencën ka përgjegjësi edhe ta mundësojë punën aty”.
Për problemet me uzurpimin që ia pamundësojnë Lahut përpunimin e gurit vullkanik në Zhazhë, “Drejtësia në Kosovë” shfaqi një hulumtim në janar të vitit që shkoi.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se “jemi këtu për të bashkëbiseduar me përfaqësuesit e biznesit dhe për t’i dëgjuar brengat e tyre”. “Kjo pako ka mundësuar që të pajisen me arka fiskale një numër i madh i bizneseve, ndërkaq sa i përket rimbursimit nga kuponët e mbledhur nga qytetarët kemi shpërndarë rreth 20 milionë euro”, tha Bajrami.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri tha se politika ka ndikuar në ngecjen e zhvillimit ekonomik në këtë komunë.
“Politika ka ndikuar që të ketë ngecje në zhvillimin ekonomik të qytetit të Mitrovicës për shkak të pasigurisë së bizneseve për të investuar në Mitrovicë, mirëpo çështja e sigurisë ka përmirësim të dukshëm”, tha Bahtiri.
Kryeministri Mustafa me ministrat Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami qëndruan në Mitrovicë në Konferencën Informuese “Ditët e Biznesit të Vogël 2017” të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. /Kallo.com/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës