LAJMI I FUNDIT:

Agolli: Me ndihmën e tifozëve mund të marrim rezultat pozitiv

Agolli: Me ndihmën e tifozëve mund të marrim rezultat pozitiv

Një ëndërr e bërë realitet, për Ansi Agollin sfida ndaj Italisë do të jetë me të vërtetë speciale.

Për vite me radhë ai e ka pritur një duel të tillë kundër 4-herë kampionëve të Botës dhe këtë të Premte me shiritin e kapitenit në krah, mbrojtësi 34-vjeçar do të kërkojë të udhëheqë Shqipërinë drejt një rezultati historik ndaj Italisë në Palermo.


“Fjalët janë të pakta për këtë sfidë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë, por shpresojmë që edhe me mbështetjen e tifozëve tanë të arrimë një rezultat pozitiv ndaj Italisë”.

De Biasi: Me fitore ndaj Italisë, do të isha më i lumturi në botë
Lexo po ashtu De Biasi: Me fitore ndaj Italisë, do të isha më i lumturi në botë

“Gjithmonë e kemi ëndërruar të luajmë ndaj kësaj përfaqësuese, e kemi shumë afër Italinë por asnjëherë nuk e kemi pasur kundër. Unë ndihem me fat që do të jem pjesë e kësaj sfide kaq të veçantë”, ka thënë fillimisht Agolli.

“Nuk besoj, ishte një dëmtim i lehtë dhe Ajeti besoj se do jetë  ndaj Italisë. E rëndësishme për një skuadër nuk është rreshtimi në fushë, por personaliteti që shfaq në fushë, ne ndaj Italisë do të tregojmë personalitet dhe nuk do të shfaqemi në fushë si një skuadër që do të presim se çfarë do të bëjë Italia”, transmeton Supersport.

Ventura: Ndaj Shqipërisë nuk do të jetë ndeshje e lehtë
Lexo po ashtu Ventura: Ndaj Shqipërisë nuk do të jetë ndeshje e lehtë

“Italia mbetet Italia, gjithmonë prodhon lojtarë cilësorë, dhe ne duhet të tregojmë kujdes sidomos ndaj dy sulmuesve të tyre të cilët janë shumë të rrezikshëm. Çdo repart i një skuadre është i rëndësishëm sidomos ndaj një skuadre si kjo”.

“Dëshira ime apo çdokujt ishte që kjo ndeshje të luhej në një stadium pak më në qendër të Italisë, megjithatë ne jemi profesionistë dhe luajmë aty ku na thonë. Mendoj që federata italiane nuk e kishte menduar këtë gjë, Sicilia është një ishull shumë afër Shqipërisë dhe është diçka e veçantë të kesh afër, ngrohtësinë e shqiptarëve që jetojnë këtu”, përfundoi kapiteni i kombëtares.

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori