Shumë profesione janë nga më të kërkuarat, pa qenë nevoja për mbarimin e Universitetit: nga drejtuesi i fermës, deri te kontrolli i fluturimit.
10. Instaluesi dhe riparuesi i linjave elektrike
Një punë teknike, e paguar mirë. Bëhet fjalë për rreth 59,000 euro në vit (në SHBA).
9. Drejtor ferme
Tashmë bujqësia dhe blegtoria është në plan të parë në SHBA dhe ata që kujdesen për një aktivitet të tillë, nuk marrin pak, rreth 62 mijë euro në vit.
8. IT ose zhvillues uebi
Nuk është një profesion që mungon në Evropë. Por, në Amerikë, ata që realizojnë sajte interneti, fitojnë 63,000 euro në vit, mjafton të keni marrë një diplomë që ju certifikon.
7. Operator i impianteve elektrike
Me një rrogë mesatarisht 64,000 euro në vit, është një profesion vërtet shumë i kërkuar në Amerikë.
6. Instalues dhe riparues i ashensorëve
Mjafton një diplomë e një shkolle profesionale, pasi është shumë e kërkuar: kështu, çdo kush mund të bëhet një instalues ashensorësh. Paga mesatare për kolegët amerikanë është 70,000 euro në vit.
5. Komandant anije
Kush e adhuron detin, është mirë që të përfitojë. Për të drejtuar tragete dhe rimorkiatorë, mjafton një diplomë instruktimi të shkallës së dytë – duhet të kaloni një kurs profesional pas shkollës – dhe rroga amerikane shkon rreth 75,000 euro në vit.
4. Shërbime funerale
Vështirë që do të buzëqeshni në një punë të tillë. Por në fund të muajit, kur paratë që do të fusni në xhep, do ju gëzojnë: flitet për një rrogë mesatare prej 76,000 euro në vit.
3. Pilot tregtar
Për të bërë këtë punë, është e nevojshme të merret licenca, pasi më parë të keni frekuentuar një shkollë fluturimi. Më vonë, mund të drejtoni avionë dhe helikopterë privatë. Rroga mesatare (në SHBA): 76,000 euro.
2. Menaxher transporti, magazinimi dhe shpërndarjeje
Nuk shërben një diplomë për këtë rol në drejtimin e sistemit të transportit, të magazinimit të mallrave dhe shpërndarjes së tyre. Mjafton një diplomë e shkollës së lartë dhe rroga mesatare përtej oqeanit është 80,000 euro.
1. Kontrollor i trafikut ajror
Për të mbërritur të kontrolloni trafikun ajror, është e nevojshme të keni një diplomë dyvjeçare në SHBA. Rroga mesatare është 107,000 euro në vit. Ndërsa, në Evropë, për t’u bërë kontrollor i fluturimeve ajrore, përzgjedhja bëhet nga shërbimet e aeroportit. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit