LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh bateritë që do të jenë në Galaxy S8 dhe S8+

Merren vesh bateritë që do të jenë në Galaxy S8 dhe S8+

Pjesë për pjesë, misteri i Galaxy S8 po bëhet gjithnjë e më i ditur. Tani, kemi disa foto të reja ku tregohen dy bateritë e modeleve të reja të telefonit.

Esenca e kësaj është se siç edhe ishte spekuluar, Galaxy S8 me 5.8 inç do të ketë bateri prej 3,000 mAh, ndërsa S8+ me 6.2 inç sjell baterinë e kapacitetit prej 3,500 mAh.


Për krahasim, Galaxy S7 ka 3,000 mAh ndërsa S7 edge posedon baterinë prej 3,600 mAh. Megjithatë, S8 do të fuqizohen nga çipat e rinjë prej 10nm që do të thotë se do të kenë jetëgjatësi të mirë të baterisë, pavarsisht disproporcionit mes kapacitetit të baterisë dhe diagonaleve të ekraneve.