LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, fitimi i lartë kurse rreziku i ulët

Maqedoni, fitimi i lartë kurse rreziku i ulët

Krimi i organizuar me kartela kreditore është definuar s’i mashtrimi më i lehtë për të arritur deri te shumta të majme të parave, ndërkaq kjo mënyrë e veprimeve të kundërligjshme të përfitimit cilësohet me rrezik tejet të ulët të zbulimit të autorëve, shkruan gazeta KOHA.

Ky konstatim është përmendur në raportin e fundit të Europolit, ku mes tjerash thuhet se krimi me kartelat kreditore në bankomate dhe pagesat on-line, në të shumtën e rasteve bëhet për shkaqe ekonomike. Tentimet për keqpërdorim të mjeteve financiare, të cilat qytetarët i posedojnë në këto kartela kreditore, janë të shpeshta edhe në Maqedoni. Në mesin e shumë rasteve të cilat Ministria e Punëve të Brendshme i ka hetuar kohës së fundit, përfshihet edhe ai i qytetarit të Manastirit, i cili nga Sektori për Punë të Brendshme të këtij qyteti dyshohen se në kundërshtim me ligjin, pa autorizime paraprake ka shfrytëzuar më tepër kartela kreditore.


“Fillimisht i dyshuari 31 vjeçar dy herë ka tentuar të përdorë kartelat e një qytetari të Ohrit, që ka qenë me vendbanim në Manastir, megjithatë nuk ka arritur t’i përmbush qëllimin e tij, për shkak se në këtë kartelë nuk ka pasur mjete të mjaftueshme aq sa i janë nevojitur të dyshuarit. Por, misionin e tij e ka përmbushur në dy rastet tjera. Në radhë të parë një banori të fshatit Novaci ka arritur t’ia merr mbi 4 mijë denarë nga xhirollogari, kurse disa ditë më vonë një bashkëqytetari të tij gjithashtu ka arritur t’i merr shumë prej 18 mijë denarëve. Ndaj të dyshuarit është ngritur padi penale, nën dyshimin e dëmtimin dhe hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik”, thonë nga MPB.

Raporti i Europolit për vlerësimin e rreziqeve që vijnë nga ky krim, thekson se kjo mënyrë e të vepruarit i njeh dy forma të mashtrimit me kartela kreditore. Kështu, në përshkrimin e mënyrës së parë, në këtë raport nënvizohet se keqpërdorimi i kartelave para së gjithash bëhet me shfrytëzim fizik të tyre.

“Mashtrimi fizik nënkupton dy faza të veprim. Duke u nisur nga marrja e kartelës dhe më pas përdorimi i saj, gjegjësisht kartelat kreditore që përdoren mund të jenë të vërteta, të humbura, të vjedhura apo të falsifikuara. Ose, të kopjuara me të dhënat e vërteta personale të një personi”, thuhet në raportin e Europolit.

Mashtrimi i llojit të dytë kryesisht bëhet në mënyrë elektronike apo përmes transaksioneve on-line, ku në masë të madhe përdoren vetëm të dhënat e kartelës kreditore. Sipas të dhënave të këtij raporti, kartelat në këtë fazë aspak nuk përdorën.

“Mjaftojnë vetëm të dhënat siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i kartelës, afati i përdorimit (skadimit) dhe kuptohet fjalëkalimi për të pasur qasje”, potencohet në këtë raport.

Ekspertët e kësaj fushe, kur i komentojnë këto zhvillime, thonë se përmes mashtrimeve që përmenden në llojin e dytë të keqpërdorimit të kartelave, blihen bileta për aerotransportin, paguhen automjete dhe lloje tjera të shërbimeve. Ndërsa, shpesh herë, siç thuhet në raport, janë regjistruara raste kur personat që i hakojnë këto kartela, blejnë produkte të ndryshme, të cilat pasi i pranojnë me postë, i shesin me para kesh.

Marrja e këtyre të dhënave nga hakerët, që shpesh konsiderohen si “top sekret”, sipas konstatimeve të ekspertëve, bëhet nëpërmjet lëshimit të viruseve në internet, hakimin e tyre ose duke i blerë të dhënat në ndonjërin prej “tregjeve të zeza” që funksionojnë në on-line marketet.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori