LAJMI I FUNDIT:

Abrashi është kthyer te Kombëtarja, Hyka mungon akoma

Abrashi është kthyer te Kombëtarja, Hyka mungon akoma
Getty Images

Mungesa e Jahmir Hykës dhe rikthimi në stërvitje i Amir Abarashit – janë dy lajmet kryesore që vijnë nga qendra stërvitore e Kombëtares shqiptare.

Në kompleksin “Tropikal”, kuqezinjtë zbritën në fushë gjatë orëve të pasdites për seancën e dytë stërvitore të ditës së martë dhe është pikërisht mesfushori i San Jose, Jahmir Hyka, mungesa e vetme për shkak të bllokimit të fluturimit nga Roma në Tiranë, por Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë masat që ai të bashkohet me grupin.

Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë, por mungojnë tre futbollistë
Lexo po ashtu Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë, por mungojnë tre futbollistë

Në këtë mënyrë, Hyka do të zbresë në kompleksin stërvitor vetëm gjatë seancave të të mërkurës dhe ky fakt mund ta kushtëzojë duke e vënë në dyshim paraqitjen e tij si titullar në “Renzo Barbera” kundër Italisë, njofton SuperSport.


Një lajm i mirë për trajnerin kuqezi është rikthimi në grup i mesfushorit Abrashi, i cili e siguroi Gianni De Biasin se është gati të vazhdojë seancat stërvitore pas pushimit të paradites që shërbeu si masë paraprake për një dëmtim të lehtë të tij.

Gjithashtu me skuadrën u bashkuan edhe Odise Roshi e Bekim Balaj pas udhëtimit të gjatë nga Grozni me destinacion Tiranën. Pjesa tjetër e skuadrës zbriti rregullisht në fushën stërvitore, ku mediat ishin të pranishme vetëm gjatë minutave të para dhe më pas trajneri mbylli dyert për të përgatitur ndoshta sfidën me delikate të eliminatoreve të Botërorit 2018 që do të luhet të premten në mbrëmje në Palermo.

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Kalo në kategori