LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Gratë mund të kontribuojnë më shumë për vendin

Thaçi: Gratë mund të kontribuojnë më shumë për vendin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Javës së Gruas në Kosovë 2017, e cila organizohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje të Agjencionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Ky organizim i Javës së Gruas, presidenti Thaçi ka thënë se është një pikë kulmore në kalendarin e politikbërjes në fushën e barazisë gjinore dhe përfaqësimit të grave në skenën politike kosovare.

“Java e Gruas është një nismë fisnike dhe e duhur, sepse ky aktivitet bashkon përfaqësues nga të gjitha subjektet politike, nga shoqëria dhe sektori i biznesit, si dhe tashmë është e njohur si një platformë ku pjesëmarrësit tejkalojnë përkatësinë partiake, etnike apo bindjet politike dhe angazhohen së bashku për trajtimin e çështjeve me interes për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.


Presidenti Thaçi theksoi se temat që mbulohen këtë javë janë të rëndësisë esenciale për të shtyrë progresin e përfaqësimit gjinorë dhe barazisë gjinore, prej ndarjes së buxhetit që reflekton përgjegjshëm barazinë gjinore dhe zhvillimin e programeve për mbështetjen e grave ndërmarrëse, e deri tek reformat në drejtësi që dënojnë kriminelët mburravecë që atakojnë gruan si në familje, ashtu edhe në vend të punës.

Në frymën e një diskutimi mbarëshoqëror, presidenti Thaçi ka ofruar edhe disa pika të diskutimit që mund të jenë me interes në këtë forum, por edhe në aktivitetet e tjera të Javës së Gruas.

Duke folur për reformën elektorale dhe organizimin e zgjedhjeve, presidenti Thaçi ka thënë se nuk mund t’i mbyllim sytë para faktit që brenda listave ka akuza të mëdha për ndikime dhe për manipulime, ku viktimat më të mëdha janë pikërisht femrat.

“Nuk mjafton vetëm një grua kryetare dhe nuk mjaftojnë vetëm 30 për qind të karrigeve obligative, sepse potenciali i gruas kosovare është shumë më i madh”, ka thënë ai.

Presidenti ka folur edhe për pjesëmarrjen e grave në sektorin e sigurisë dhe për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Edhe këtu mendoj se zëri i gruas është i nevojshëm. Sektori i sigurisë nuk është i plotë pa pasur të përfshirë edhe zërin e gruas. Janë nënat e Kosovës ato që kërkojnë siguri për djemtë e tyre, si dhe janë nënat dhe gratë kosovare, pavarësisht etnive, ato që duhet të jenë kontribuuese në arkitekturën e sigurisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi ka thënë se pjesëmarrja e grave në tregun e punës është ende papranueshëm e ultë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori