LAJMI I FUNDIT:

Zona ekonomike në Dibër në pritje të investitorëve

Zona ekonomike në Dibër në pritje të investitorëve

Para disa viteve, me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, territorin të ish kazermës ushtarake në Dibër, në përdorim iu dha pushtetit vendor, i cili pikërisht këtë lokacion vendosi që ta përcaktojë si zonë ekonomike, shkruan gazeta KOHA. Zona në fjalë edhe pse i posedon të gjitha kushtet e infrastrukturës, edhe pse u mor për realizimin e projekteve nga disa të interesuar, deri sot nuk ka ndonjë objekt prodhues. Këtu janë objektet e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe është në fazë ndërtimi një objekt i një kompanie private për kontroll teknik të automjeteve.

Deri tani, edhe pse ka pasur të interesuar investitorë të vendit dhe të huaj për ndërtimin e objekteve prodhuese, ajo nuk ka ndodhur. Bisedimet që i kanë pasur përfaqësuesit e biznesit nga diaspora dibrane në SHBA si dhe biznesmen nga Republika e Turqisë dhe disa shtet të tjera të Unionit Evropian, kanë mbetur vetëm si iniciativë. Në takimet që të interesuarit kanë pasur me pushtetin vendor në kontinuitet është theksuar se kushtet për investim në këtë zonë ekonomike janë shumë të mira, por deri sot nuk ka ndonjë investim konkret nga ana e të interesuarve. Biznesmenët nga Turqia që disa herë në mënyrë të organizuar kanë vizituar Dibrën dhe kanë pasur takime me pushtetin vendor dhe njëkohësisht kanë vizituar zonën në fjalë, kanë qenë të interesuar për fabrika tekstili.

Përfaqësuesit e odave ekonomike që jetojnë dhe punojnë në Dibër janë të mendimit se Zonat ekonomike e Dibrës, do të ishin një moment shumë domethënës për ringjalljen e ekonomisë dibrane. Në takimet që kishin Oda Ekonomike e Maqedonisë – rajoni i Dibrës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore – rajoni Dibër, është dhënë vlerësimi se investimet në këtë zonë do të ulnin migrimin e dibranëve të rinj me hapjen e vendeve të reja të punës. Në situatë kur papunësia është e madhe, faktikisht edhe investitorët do të mund t’i gjenin kuadrot e nevojshme që janë në Dibër dhe rrethinë.


Në pushtetin vendor në Dibër thonë se gjatë takimeve që ata kanë pasur me investitorë të vendit dhe të huaj, se investitorët kanë qenë të informuar se zona ekonomike posedon infrastrukturë komplete. Ajo është në periferi të Dibrës, ka rrugë të rregulluara, rrjet adekuat për furnizimin me ujë dhe posedon infrastrukturën e plot të rrymës elektrike.

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Politikë
Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull

Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull

Lajme
Kalo në kategori