LAJMI I FUNDIT:

“E dua Leicesterin në çerekfinale, dua të hakmerrem për Ranierin”

“E dua Leicesterin në çerekfinale, dua të hakmerrem për Ranierin”

Shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës do të hidhet në ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.

Tani më tetë skuadrat çerekfinaliste janë duke pritur të mësojnë kundërshtarët e tyre.

Mbrojtësi i Monacos, Andrea Raggi ka thënë se është kontaktuar nga Ranieri pas kualifikimit në çerekfinale.

“Pas fitores ndaj Cityt, Ranieri më kishte shkruar një mesazh duke më uruar kualifikimin në çerekfinale”, deklaroi Raggi.

Andrea Raggi ka shkëlqyer me Monacon në dy ndeshjet ndaj Manchester Cityt

Italiani ka thënë se dëshiron të takohet në çerekfinale me Leicesterin për tu hakmarrë për shkarkimin e Ranierit.

“Do të doja të përballemi me Leicesterin në çerekfinale dhe natyrisht se do të ishin dy sfida të bukura”.

“Gjithashtu dua t’i mposhtë ata që të hakmerrem për shkarkimin e Ranierit”, deklaroi Raggi.

32-vjeçari po luan stinorin e tij të pestë me fanellën e Monacos që nga viti 2012 kur u transferua nga Bologna. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Ligat tjera
Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

La Liga
Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës
Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Premier League
Kalo në kategori