Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një debat me përfaqësues të medieve serbe dhe shoqërinë civile në Çagllavicë ka folur për transformimin e FSK-së në ushtri. Ai gjatë këtij takimi tha se shndërrimi i FSK-së në ushtri bëhet në bazë të analizës së detajuar në kuadër të rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë.
Presidenti i vendit tha se për përpilimin e Projektligjit për FSK-në, Zyra e presidentit ka bashkëpunuar ngushtë me FSK-në, kryetarin e kuvendit dhe me kryeministrin.
Ai gjatë këtij debati tha se rruga e preferuar për transformimin e FSK-së, e për të cilën ka punuar tërë këto vite ka qenë përmes ndryshimeve kushtetuese, por për këtë tha se nevojitet edhe përkrahja e komunave joshumicë.
“Këtë rrugë e kemi preferuar dhe ende e preferojmë… megjithatë përfaqësuesit politik të komunitetit serb nuk janë të gatshëm ta përkrahin transformimin… Anëtarët e Listës serbe e kanë bërë të qartë se janë të penguar nga Beogradi ta përkrahin transformimin e FSK-së”, tha presidenti i vendit, raporton Telegrafi.
Ai tha se është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi në mes komunitetit serb në Kosovë dhe politikës së Serbisë.
Sipas tij, komuniteti serb është i interesuar të integrohet në jetën politike e shoqërore në Kosovë, që është atdheu ynë i përbashkët.
Presidenti i vendit ritheksoi se institucionet e vendit nuk do të koordinohen me Serbinë për çështjet strategjike dhe sovranitetin.
Ai tha se Kosova është pro dialogut me Serbinë dhe fqinjësi të mirë, por sipas tij, Serbia ende nuk është partner konstruktiv për Kosovën dhe rajonin.
Presidenti i vendit, duke folur sërish për ushtrinë e Kosovës tha se nuk do të jetë kërcënim për paqen në rajon.
Ai tha se ky transformim është në përputhje me ligjet e Kosovës. “FSK do të jetë e gatshme të të mbrojë të gjithë qytetarët, e të gjitha komuniteteve. Do të jap kontributin e vet për sigurinë rajonale”, tha ai, duke ritheksuar se transformimi bëhet në bazë të analizës në kuadër të rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“KOSOVA BOJKOTON”, qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale
Arrestohet një person nga Dellçeva për zjarrvënie
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?