LAJMI I FUNDIT:

Drenicës i mjaftoi një gol për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Drenicës i mjaftoi një gol për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Drenica është gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës në futboll.

Drenicakët triumfuan kundër Ferizajit me rezultat minimal prej 1-0.

I vetmi gol u shënua në 45 minutshin e parë dhe atë nga vija e bardhë, transmeton Telegrafi.


Taulant Dajaku ka realizuar nga penalltia një minutë para përfundimit të pjesës së parë. Paraprakisht, portieri i ferizajasve Miftari e pengon sulmuesin Lushtaku, ku gjyqtari Besfort Kosumi tregoi me gisht në pikën e bardhë.

Në pjesën e dytë, ekipet e kërkuan rrugën e golit, por të cilën nuk e gjetën edhe në saje të intervenimeve të sakta të dy portierëve respketiv.

Të vetmin rast që vlen të theksohet ishte i Kreshnik Nebihut, i cili pesë minuta para përfundimit të takimit, doli para portierit mysafir, por nuk ia del të shënojë.

Dhe kështu takimi, përfundoi me rezultatin e arritur në pjesën e parë, atë prej 1-0 për Drenicën.

Pas kësaj, Drenica do të mësojë kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

Ndërkombëtare
Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

La Liga
Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Ndërkombëtare
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
Kalo në kategori