LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Deponia “Drislla” – bombë ekologjike për Karshiakën

Lëvizja Besa: Deponia “Drislla” – bombë ekologjike për Karshiakën

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, dega e lëvizjes Besa në Studeniçan konsideron se ”deponia “Drislla” paraqet një bombë ekologjike për qytetarët e Karshiakës, që kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë. Kështu vetëm gjatë vitit 2016 dyshohet se në Maqedoni aty kanë hyrë së paku 1.140 kontejnerë, secili nga 22 tonelata mbeturina, plehra helmuese dhe helme industriale të rrezikshme. Kjo duhet të përbëjë shqetësimin më të madh, që duhet të na përkujtojë grumbullimin, transportimin dhe deponimin e plehrave helmues. Aq më keq, që për këto mbeturina, me përmbajtje të dyshimtë kimike, thuhet se janë transportuar kryesisht nga Italia, përmes Shqipërisë dhe kanë përfunduar në Maqedoni. Në bazë të marrëveshjes është planifikuar të sillen në Maqedoni sasi shumëfish më të mëdha plehrash, por edhe kjo sasi, për të cilën dëshmojnë mediumet italiane, i bie së paku nga 15 kg mbeturina helmuese për kokë banori në Maqedoni. Prandaj i takon çdo qytetari të bëhet pjesë e padisë ndërkombëtare ndaj kryerësve të këtij krimi të rëndë.”

Mes tjerash, kjo lëvizje deklaron se ”ky shqetësim i madh i qytetarëve duhet t’i sensibilizojë organet hetuese të këtij shteti, duke pasur parasysh seriozitetin e këtij skandali. Me këtë mund të hapet edhe një pistë e re për hetime për trajtimin e këtij krimi të rëndë ndaj qytetarëve të vendit, si dhe të hetohet edhe mundësia e përfshirjes së individëve dhe segmenteve të caktuara të organeve të pushtetit, sidomos gjatë vitit 2016, për të cilin ka dyshime serioze. Në fakt, kontrollues kryesor i kontratës me kompaninë italiane “FCL Ambiente”, ku pjesë e këshillit për deponinë “Drislla” është edhe Komuna e Studeniçanit.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha institucionet përkatëse, që publikisht ta njoftojnë opinionin për dyshimin e mbeturinave helmuese në deponinë “Drislla” nga kompania italiane “FCL Ambiente”, e cila e ka në koncesion 35 vite këtë deponi. Me këtë rast kërkojmë edhe nga Qyteti i Shkupit ta rishqyrtojnë kontratën e nënshkruar me kompaninë italiane, pasi që ekzistojnë dyshime se mbeturina helmuese transferohen nga jashtë në deponinë “Drislla”, e cila gjendet në afërsi të fshatit Batincë – Komuna e Studeniçanit.


Duke i pasur parasysh këto, Lëvizja Besa alarmon me kohë, sepse pasojat për shëndetin e qytetarëve kanë filluar të shënojnë rritje alarmante, si në shkallën e vdekshmërisë së foshnjave të sapolindura, në shtimin e numrit të pacientëve me sëmundje të rënda të sistemit respirator, nivelin tepër të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kancerogjene, paraqitjen masive të rasteve të sterilitetit tek të rinjtë dhe shumë sëmundje të tjera, të cilat edhe nuk mund të diagnostikohen lehtë për shkak të natyrës specifike të këtyre llojeve të helmimit.”

”Kjo detyrimisht e shtron dilemën se a mos vallë dikush mundohet ta shfrytëzojë krizën aktuale politike për përfitime personale, duke e dëmtuar shëndetin e qytetarëve shqiptarë?” pyet lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Kronika e Zezë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori