LAJMI I FUNDIT:

Jeta mahnitëse e yllit të “Fast & Furious”: Miss, modele, dy vjet në ushtri, motoçikliste profesioniste, sipërmarrëse dhe aktore e suksesshme (Foto)

Jeta mahnitëse e yllit të “Fast & Furious”: Miss, modele, dy vjet në ushtri, motoçikliste profesioniste, sipërmarrëse dhe aktore e suksesshme (Foto)

Gal Gadot është një aktore dhe modele izraelite e njohur më së shumti për portretizimin e Gisele Yashar në filmat “The Fast and the Furious”.

Në moshën 18 vjeçare, Gadot u shpall ‘Miss Izraeli 2004’ dhe po të njëjtin vit mori pjesë në garën e bukurisë ‘Miss Universe 2004’ që u mbajt në Ekuador.


Ushtarakja Gal Gadot

Pas garave të bukurisë, ajo iu bashkua Armatës izraelite, ku si qytetare e Izraelit kreu detyrimin ushtarak prej dy vitesh. Në këtë periudhë ajo ka qenë edhe trajnuese e forcave të armatosura.

Gal Gadot në rolin e Gisele Yashar në “Fast & Furious”

Pasi u largua nga ushtria, bukuroshja e studioi drejtësinë. Gjatë studimeve mori pjesë në audicionin për rolin e femrës së James Bondit, “Quantum of Solace”, mirëpo rolin e fitoi Olga Kurylenko. I njëjti regjisor, Justin Lin, e ftoi që të luante rolin e Gisele Yashar në filmat “Fast & Furious”.

“Mendoj se arsyeja kryesore ishte që Justin Lin e pëlqente faktin që kisha qenë në ushtri dhe ai dëshironte ta shfrytëzojë njohurinë time mbi armët”, ka deklaruar Gadot, e cila në filmat “Fast & Furious” i ka bërë vet edhe skenat e rrezikshme.

Gadot krahas Ben Affleck në “Batman v Superman: Dawn of Justice”

Në vitin 2008, aktorja u martua me biznesmenin, Yaron Varsano, me të cilin posedonin një hotel luksoz në qarkun Neve Tzedek të Tel Avivit. Në vitin 2015, këtë restorant ia shitën pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, për 26 milionë dollarë.

Publikohet traileri i ri i “Wonder Woman” (Video)
Lexo po ashtu Publikohet traileri i ri i “Wonder Woman” (Video)

Talentet e saja nuk kanë të ndalur. Ajo është edhe një garuese me motoçikleta dhe pronëson një Ducati Monster-S2R.

Ajo është motoçikliste profesioniste

Njëherësh, karriera e saj si modele ka qenë mjaft e suksesshme. Ajo ka reklamuar për brende, si Captain Morgan, Gucci, Vine Vera e Jaguar. I ka zbukuruar ballinat e revistave kryesore, si Cosmopolitan, Glamour, Bride Magazine, Entertainment Weekly, UMM, Cleo, Fashion, Lucire, FHM. Gadot përfiton rreth 2.4 milionë dollarë në vit nga angazhimet e saja si modele.

Gal Gadot në premierën e “Batman v Superman: Dawn of Justice”

Filmat kryesorë ku ka luajtur deri më tani Gal Gadot janë: “Fast & Furious”, “Knight and Day”, “Fast Five”, “Fast & Furious 6”, “Furious 7”, “Triple 9”, “Batman v Superman: Dawn of Justice”, “Criminal” dhe “Wonder Woman”. /Telegrafi/

Miss Izraeli 2004

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori