LAJMI I FUNDIT:

BE në panik, ngjarjet që do të shkaktojnë kaos në Ballkan

BE në panik, ngjarjet që do të shkaktojnë kaos në Ballkan

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk këtë javë theksoi se tensionet në Ballkan janë jashtë kontrollit, dhe këto të fundit sipas tij po shkaktohen pjesërisht për shkak të ndërhyrjes së faktorëve të huaj të cilët janë duke u përpjekur për të destabilizuar këtë zonë tash e një kohë.

Mediat kroate raportojnë se kjo situatë ka shkaktuar panik në Bashkimin Evropian, pasi ata më në fund e kanë kuptuar se kaosi në Ballkan mund të jetë në rritje.

Mediat kanë evidentuar pesë ngjarjet të cilat do të mund të shkaktonin probleme dhe destabilizim në rajon:


Problemi për krijimin e Qeverisë në Maqedoni – Situata në Maqedoni është mjaft alarmante.

Presidenti Gjorge Ivanov, ka refuzuar t’ia japë mandatin Zoran Zaevit edhe pse ky i fundit ka arritur të sigurojë nënshkrimet e shumicës.

Ai si arsyetim e ka përdorur Platformën Shqiptare, e cila sipas tij e shkelë sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë. Shqiptarët në anën tjetër, duan të ndryshojnë kushtetutën për të futur gjuhën shqipe si të dytën zyrtare, dhe duan përfaqësim të barbartë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Madje LSDM, ka drejtuar akuza te Presidenti se po tenton të bëjë grusht shteti.

Situata e tensionuar në Bosnjë dhe Hercegovinë – Shteti i Bosnjës ka qenë një ndarje mes dy njësive federale – pjesën kroate të Federatës dhe atë të Republikës së Serbisë.

Udhëheqësi i Republikës së Serbisë, Milorad Dodik rregullisht ka kërcënuar që do të organizojë një referendum për pavarësi, dhe situata duket mjaft e tensionuar.

Kosova e dëshiron Ushtrinë, Serbia kundër – Deputetët e Kosovës kanë miratuar një rezolutë që kërkon lirimin e pakusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e që deri te ky vendim do të ndërpritet edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përveç kësaj, mosmarrëveshjet kanë lindur pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori hapa konkretë dhe vendosi për hartimin e projektligjit që do të transformonte Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Për këtë hap, menjëherë ka reaguar kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçiç i cili ka thënë se kjo është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ndërhyrja ruse në Mal të Zi – Shteti i Malit të Zi sipas të gjitha gjasave në muajin maj do të bëhet anëtar i 29-të në NATO. Rusia është e vendosur kundër këtij vendimi, dhe e gjitha kjo ka kulmuar me akuza për orkestrimin e një grusht shteti nga Rusia në Mal të Zi.

Podgorica zyrtare thotë se ata kanë kapur një grup rusësh duke u përpjekur të kryenin një sulm terrorist në ditën e zgjedhjeve, pra më 15 tetor të vitit të kaluar.

Sipas Policisë malazeze gjatë natës së zgjedhjeve ishte planifikuar të kryheshin një serivë veprimesh terroriste, duke sulmuar institucionet, dhe duke mos përjashtuar as rrëmbimin e qëllimshëm të kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç. Kurse këto akuza kategorikisht i ka mohuar Kremlini zyrtar.

Ndikimi i fuqive botërore në ngjarjet e Ballkanit – Duke folur për ndërhyrjen e faktorëve të jashtëm, Donald Tusk ndoshta i është referuar Rusisë, e pse jo edhe Turqisë e cila është politikisht shumë e pranishme në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Për shumë vite pikërisht Bashkimi Evropian ka mbështetur ndikimin e Uashington në Rajon, por pas ardhjes në pushtet të Donald Trumpit kjo ka ndryshuar.

Ministri i jashtëm malazez, Srxhan Darmanoviq ka thënë se qeveria e Malit të Zi nuk ka parë ndonjë kthesë në politikën amerikane në Ballkan, por ai i ka bërë thirrje BE-së dhe NATO-s që të rrisin përpjekjet që të garantojnë siguri dhe stabilitet në rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori