LAJMI I FUNDIT:

Lajçi: Dëme shqiptarëve u ka bërë Azem Vllasi, e jo demonstratat e vitit 1981

Lajçi: Dëme shqiptarëve u ka bërë Azem Vllasi, e jo demonstratat e vitit 1981

Një ndër organizatorët e demonstratave të vitit 1981, Ali Lajçi, thotë se ish-funksionarët komunistë të Kosovës nuk donin avancime të çështjes kombëtare. Sipas tij, ata mbronin programet e Serbisë.

“Sot nuk i arsyetoj asnjëherë që ta kenë të njëjtin qëndrim”, thotë ai, duke aluduar tek Azem Vllasi. “Demonstratat s’ka pasë kujt t’i bëjnë dëm, përderisa kishim një kërkesë avancuese për një republikë të Kosovës, për të drejtat tona. Ne as nuk e shtinim dikë në burg as nuk e dënonim dikë. Thjeshtë, kërkonim të drejtat që u takonin shqiptarëve”.


Ish-kryetari i Komitetit krahinor të Kosovës, Azem Vllasi, thotë se organizatorët e demonstratave të vitit 1981 nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, por kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist.

“Kur u pa se cila është platforma ideologjike e bartësve të protestave, doli në pah se kërkesa nuk ishte për një republikë të barabartë me pjesët tjera të ish-Jugosllavisë, por e bazuar në ideologjinë enveriste. Atëherë plasi belaja e vërtetë dhe këtë situatë e shfrytëzoi Serbia”, ka thënë Vllasi në një intervistë të mëparshme për Telegrafin.

Vllasi, organizatorëve të demonstratave të ’81-shit: S’kërkuat republikë, as bashkim, as të drejta për shqiptarët, por enverizëm dhe stalinizëm
Lexo po ashtu Vllasi, organizatorëve të demonstratave të ’81-shit: S’kërkuat republikë, as bashkim, as të drejta për shqiptarët, por enverizëm dhe stalinizëm

“Vllasi thotë se këto demonstrata ishin të dëmshme, por dëmet i kanë bërë strukturat politike dhe programi i Serbisë e i Jugosllavisë së asaj kohe që mbështetej nga ai. Ata i futën, deri në vitin 1990, rreth 70 mijë shqiptarë në duar të sigurimit; ata e suspenduan autonominë e Kosovës – bashkë me Serbinë (më 23 mars 1989 shumica e delegatëve shqiptarë votuan për këtë)”, thotë Lajçi për Telegrafin. “Këto janë faktet e dëmshme, siç ishte përndjekja e shqiptarëve pas vitit 1981, në krye me Azem Vllasit. Ky i ka bërë dëme Kosovës”.

Lajçi arrestohet më 26 mars të vitit 1981. Ai do të vuaj 11 vite burg të rënd, deri më 1993 kur do të lirohet. Gjatë vuajtjes së tij të dënimit, propaganda serbe thoshte se Lajçi po shëtitet në Beograd me “Mercedes të zi” dhe ato fjalë përfliteshin tek qytetarët e rëndomtë të Kosovës.

“Vonë i kam dëgjuar këto, sepse në izolim nuk më vinin informatat. Ky është krim i shumëfishtë: të dënojnë e të torturojnë dhe synojnë të të denigrojnë te kombi. Të tilla ishin shërbimet serbe”, thotë ai. “Por, vuajtjet harrohen kur e di se u avancua çështja jonë kombëtare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori