Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave që po i bëhen kësaj partie, pasi në vitin 2014 aludohej se ky subjekt ishte kundër formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse kundërshtoi vendet e rezervuara në Parlament për komunitetet joshumicë, si kusht për votimin e ndryshimeve kushtetuese nga deputetët serbë.
“Për të qenë të qartë me ata që na akuzojnë, dëshirojmë të shtojmë se sikur edhe sot të shtrohej si kusht zgjatja e mandatit për vende të rezervuara me themelimin e FAK-ut, LDK-ja nuk do të pranonte”, thuhet në komunikatë.
“Po manipulohet rëndë se ishte LDK-ja e cila pengoi që të themelohet Forca e Armatosur e Kosovës, sepse kundërshtoi vendet e rezervuara në Parlament për komunitetet joshumicë si kusht për votimin e ndryshimeve kushtetuese nga deputetët serbë. Një kusht i tillë nuk ka ekzistuar kurrë!
Vet deputetët serbë në fund të vitit 2013 dhe në fillim të vitit 2014 deklaroheshin se nuk i votojnë këto ndryshime kushtetuese.
Për të qenë të qartë me ata që na akuzojnë, dëshirojmë të shtojmë se sikur edhe sot të shtrohej si kusht zgjatja e mandatit për vende të rezervuara me themelimin e FAK-ut, LDK-ja nuk do të pranonte.
Atëherë LDK e ka kundërshtuar fort zgjatjen e vendeve të rezervuara. Arsyeja ka qenë se përfaqësuesit e komunitetit joshumicë kishin konsumuar të drejtën e tyre kushtetuese, sipas Pakos së Ahtisarit dhe duhet të kalonin vetëm në vende të garantuara. Me të drejtën e vendeve të rezervuara, komunitetet do të kishin rreth ose mbi 30 deputetë në Parlament, në krahasim me 20 sa i kanë si vende të garantuara. Kushti se atyre do t’u zgjatej kjo e drejtë vetëm edhe për një mandat (kishte nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare që ishin zemërgjerë dhe thoshin së paku edhe për dy mandate), ishte i pasinqertë ndaj opinionit, sepse marrja e kësaj të drejte pas një apo dy mandateve kërkonte votën e dyfishtë të 2/3 të deputetëve, të cilën nuk do ta arrinin në asnjë moment, pasi që pakicat nuk do të votonin që t’ia privojnë vetes një të drejtë kushtetuese, pa marrë parasysh marrëveshjen formale.
Përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë iu kemi siguruar diskriminim pozitiv, duke pasur parasysh se ata kanë përfaqësimin në Kuvend prej rreth 17%, karshi pjesëmarrjes prej 10% në strukturën e popullsisë së Kosovës. Me rreth 30 vende sa do të arrinin me vende të rezervuara ata do të kishin pjesëmarrjen e tyre në Kuvend prej 25%. Prandaj, me asnjë të drejtë nuk mund të trumbetohet sot se ne do të duhej të rrudhnim vendet e deputetëve shqiptarë në Kuvend për të rritur ato të përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë, për të bërë pazar për Forcat e Armatosura të Kosovës.
Themelimi i Forcave të Armatosura, përkatësisht Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet mbi baza parimore, kushtetuese, si e drejtë legjitime e një shteti sovran, si forcë gjithëpërfshirëse multietnike në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik, SHBA-të dhe NATO-n”, thuhet në reagimin e LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Klekovski: Pres që deri në fund të janarit të gjitha barërat të jenë në Onkologji
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!