LAJMI I FUNDIT:

Kryesuesi Isufaj ka takuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Delawie

Kryesuesi Isufaj ka takuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Delawie

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin diskutuan për gjendjen aktuale në sistemin prokurorial dhe punën e bërë nga KPK gjatë vitit të fundit.

“Në takim u diskutua për rekrutimin e prokurorëve të rinj nëpër zyrat prokuroriale në tërë Kosovën, transferimin e disa prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, identifikimin e suksesshëm të prokurorëve të komuniteteve pakicë për integrim në veri dhe planet e ardhshme për specializimin e prokurorëve për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.


Gjatë takimit, të dyja palët u pajtuan që prokurorët përbëjnë një komponentë kyçe në vendosjen dhe ruajtjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe se ka ende punë për të bërë për të përmirësuar imazhin e tyre në publik”, thuhet në njoftim.
Isufaj premtoi përmirësimin e imazhit të prokurorëve përmes ngritjes së profesionalizmit dhe transparencës, ndërsa, ambasadori Delawie e falënderoi Kryesuesin për punën e tij dhe shprehi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së SHBA-së, veçanërisht përmes përpjekjeve të pareshtura të Departamenti të Drejtësisë së SHBA-ve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori