Përkrahja e SHBA-së kundrejt vendeve evropiane, veçanërisht ndaj Kosovës, nuk është zbehur pas fitores së Donald Trump-it dhe si rrjedhojë e kësaj, SHBA po e shtyn përpara procesin e shndërrimit të FSK-së në ushtri, madje do të fillojë të bëjë më tepër presion në shtetet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet, si dhe do të vazhdojë të jetë ndihmuese në proceset integruese të Kosovës në NATO dhe në BE.
Këtë konstatim e ka bërë analisti me famë botërore, njëherësh drejtor i Qendrës për Analiza të Politikës, Janusz Bugajski, gjatë ligjëratës tematike “Çfarë të pritet nga presidenca e Trump-it”, mbajtur në UBT në Prishtinë.
“Fitorja e Trump-it ka ngjallur frikë të madhe në mesin e shumicës së vendeve evropiane, për shkak të politikës së tij karshi Rusisë, por edhe përkundër kësaj, politika e jashtme amerikane nuk ka ndryshuar karshi vendeve evropiane, sidomos karshi Kosovës, të cilën po e shtyn drejt finalizimit të proceseve integruese”, vlerësoi Bugajski, nën arsyetimin se “një shtet mund të konsiderohet si i tillë vetëm atëherë kur bëhet me forcë ushtarake të përgatitur mirë dhe të gatshme për ta mbrojtur veten dhe kufijtë, si dhe për të dhënë kontribut edhe në NATO”.
Duke folur për politikën e jashtme amerikane, ai shtoi se nuk ka mundësi të ndryshohet qasja karshi vendeve në mënyrë drastike, pasi që, sipas tij, është e nevojshme që SHBA të mbajë lidhje me vendet e tjera të botës, në mënyrë që të vazhdojë të mbetet e fuqishme.
“Në qendër të doktrinës politike të presidentit Trump është Amerika e madhe dhe e fuqishme, por Amerika nuk është e vetmja në botë, prandaj për të forcuar atë, duhet të mbahen dhe të forcohen lidhjet me vendet e tjera të botës”, theksoi Bugajski.
Tutje, ai pohoi se presidenti Trump nuk e ka humbur interesimin ndaj mbështetjes së NATO-s dhe BE-së, por sipas tij, kanë ndryshuar vetëm kërkesat e tij ndaj këtyre organizatave.
“Kritikat e Trump-it ndaj BE-së dhe në veçanti ndaj NATO-s qëndrojnë tek përqendrimi dhe mënyra e financimit të kësaj organizate, sepse vendet e Evropës paguajnë shumë më pak se sa Amerika, e në anën tjetër, ndonëse të gjitha janë të obliguara, vetëm 5 shtete e shpenzojnë 2 përqindëshin e buxhetit të tyre në këtë organizatë”, tha Bugajski, për të shtuar se “duke e ndihmuar Amerikën, secili shtet e ndihmon veten”.
Sipas tij, ashtu siç ishte pritur dhe siç kishin shpresuar Rusia dhe Serbia, SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj tyre, edhe pas zgjedhjeve të fundit.
“Rusia është munduar që ta shkatërrojë kredibilitetin e kandidates Clinton dhe ta dobësojë atë, në atë mënyrë që të manipulojë më lehtë me Trump-in, por në vend të kësaj, në vend të braktisjes së NATO-s, siç shpresonte Rusia, presidenti Trumpi u kërkoi aleatëve që, vetëm të shpenzojnë më shumë në këtë aleancë, në mënyrë që së bashku t’i arrijnë qëllimet”, theksoi Bugajski.
Në fund të ligjëratës, të pranishmit shtruan pyetje mbi çështje të rëndësishme dhe aktuale, duke përfshirë të metat e udhëheqjes së presidentit Obama, karshi vendeve që po përballen me luftë, për ndikimin e Rusisë në zhvillimet e fundit në Maqedoni, për rreziqet dhe krizat që mund t’i përballojë BE-ja, për ndikimin e Gjermanisë tek vendet e Evropës, për situatën e krijuar pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja etj.
Para fillimit të ligjëratës, Janusz Bugajski u prit në takim nga rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, i cili e njoftoi me punën e UBT-së, si lider, ambasador dhe përfaqësues i vendit tonë, në shumë institucione ndërkombëtare.
Në takim u diskutuan një varg planesh për bashkëpunim midis UBT-së dhe Qendrës për Analiza të Politikës, të cilën e drejton Bugajski. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ambasada amerikane: Vizioni i Rugovës, inspirim në Kosovë dhe kudo në botë
Arrestohen pesë gra dhe një burrë në Prishtinë, dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë
Në Tetovë u bë hapja e kopshtit të ri të fëmijëve, me kapacitet kujdesi për 165 fëmijë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!