LAJMI I FUNDIT:

Albin Memaj vazhdon të mbetet në Spitalin e Gjilanit

Albin Memaj vazhdon të mbetet në Spitalin e Gjilanit

Pas lëndimit të rëndë, me rastin e goditjes nga Gzim Rusi i Gjilanit, Memaj vazhdon ende të mbetet në Spitalin e Gjilanit, njofton klubi i futbollit Liria.

Dje, ai u dërgua me autoambulancë, pasi që nga goditja e qëllimshme dhe e fortë pësoi lëndim të syrit të djathtë, duke lënë fushën para kohe.

Mjekët pas ekzaminimeve kishin konstatuar, se Albini duhet të mbetet të mërkurën në këtë spital për trajtim.


Ekipi mjeksor që po kujdeset shumë ndaj futbollistit të Lirisë, fillimisht kishte pohuar se ai do të mund të lëshohej në shtëpi të enjten.

Mirëpo, pas kontrollit dhe gjendjes së tij jo të mirë, mjekët i kanë sugjeruar që ai ende të qëndroj në Spitalin e këtij qyteti.

“Po, ne sapo e vizituam Albinin dhe mjekët përkundër premtimit të dhënë mbrëmë se ai sot (e enjte) do të mund të vij në shtëpi, thanë se nuk mund të rrezikojnë, dhe se po presin që gjendja e tij të stabilizohet’, ka thënë kapiteni Roberet Gjeraj, që me Ilir Mustafën, vizituan paradite Albinin.

Albin Memaj, që po shoqërohet nga djali i axhës Blendi, gjatë ditës do të vizitohet edhe nga trajnerët, stafi dhe anëtarë të Bordit.

KF ‘Liria’ i dëshiron shërim dhe kthim të shpejt në fushën e blertë. Ndërkaq, Liria falënderon mjekët e Spitalit të Gjilanit për kujdesin.

Në trend Sport

Më shumë
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

Ndërkombëtare
Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

La Liga
Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Ndërkombëtare
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
Kalo në kategori