LAJMI I FUNDIT:

Deputetët në pauzë, harmonizojnë tekstin e Rezolutës për Haradinajn

Deputetët në pauzë, harmonizojnë tekstin e Rezolutës për Haradinajn

Shefat e Grupeve parlamentare pasi që e kanë mbështetur Rezolutën përmes së cilës kërkohet lirimi i kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kanë marrë gjysmë ore pauze për t’i harmonizuar pikat e kësaj rezolute.

Rezolutën e ka propozuar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka kërkuar që spektri politik të tregoj unitet rreth kësaj çështje, duke dërguar sinjale të Serbia se në çështjet e mëdha flitet me një zë.

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka përsëritur shqetësimin për ndalimin e Haradinajt në Francë, duke theksuar se është tepruar me gjithçka që po ndodh rreth tij.


“Veprimet tona të jenë të përbashkëta që Haradinaj të kthehet në Kosovë. Kërkoj që të ketë një koordinim dhe jemi në mbështetje të një rezolute të përbashkët”, ka shtuar Pajaziti.

Ismet Beqiri, kryetar i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka theksuar se ata si parti pajtohen që të jetë një rezolutë për Haradinajn, duke bërë përpjekje me i harmonizua qëndrimet.

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, ka thënë se e përkrahin rezolutën dhe se Qeveria e Kosovës duhet që ta kushtëzojë dialogun me Serbinë, nëse nuk tërhiqen fletë-arrestet ndaj ish–pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas tij, “Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj Kosovës”, duke shtuar se “ky shtet nuk e njeh Kosovën, e kontrollon veriun, i financon strukturat e saj në veri, dhe e kolonizon atë pjesë me projekte si Lugina e Diellit”.

“Qeveria e vazhdon dialogun pa kurrfarë kushti. Çka ka bërë Qeveria përveç deklaratave qe të ushtroj trysni që Serbia t’i heq fletëarrestet”, ka shtuar Konjufca.

Rezolutën e ka mbështetur edhe Nisma për Kosovën, ku shefi i Grupit parlamentar Zafir Berisha, ka thënë se Serbia po e vazhdon lojën e saj me ndalimin që po iu bënë ish pjesëtarëve të UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori