LAJMI I FUNDIT:

Milenko: Prindërit e djalit që mori shuplakë në kërkim të Fërçkos!

Milenko: Prindërit e djalit që mori shuplakë në kërkim të Fërçkos!

Gazetari kontravers Milenko Nedellkovski në profilin e tij në Facebook ka shkruar rreth incidentit që i ka ndodhur profesorit Ljubomir Fërçkovskit, njofton Plusinfo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Prindërit dhe të afërmit e djalit çka mori shuplakë nga Fërçko, janë duke e kërkuar profesorin në Shkup. Flokë shtëllungët. Të palarët. Bartin edhe smartphone për inçizim. Nëse i vëreni, më shkruani në Facebook’.

Bëhet fjalë për kërcënim klasik. Me atë se policia tashmë ka regjistruar sulmin e tri personave ndaj profesorit Ljubomir Fërçkovski, i cili është vetëmbrojtur, parashtrohet pyetja-nëse MPB e ka regjistruar dhe këtë kërcënim dhe bëhet thirrje për dhunë?


Më pak çka mund të veprojë policia në raste të tilla është të thërret kërcënuesin në bisedë dhe të paralajmërojë. /Telegrafi/