Strakosha: Buffon dhe Neuer janë më të mirët në botë, dua të shkruaj historinë time
Njëmbëdhjetë ndeshje titullar dhe vetëm pesë gola të shënuar. Ky është momenti i artë i Thomas Strakoshës, portierit shqiptar të Lazios që po shfrytëzon në maksimum asistin e Federico Marchettit, i cili vazhdon të qëndrojë në infermieri.
21-vjecari shqiptar vjen pas një jave fantastike pa asnjë gol të pësuar në dy ndeshjet e fundit, fillimisht në derbi me Romën dhe të dielën në mbrëmje në transfertën e Bolognas duke fituar pikë në hierarkinë e Lazios por duke afruar edhe më shumë tifozët bardhekaltër të cilët kërkojnë aktivizimin e tij si titullar.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Zona Gol”, portieri kuqezi ndalet fillimisht te ecuria e skuadrë së tij por rrëfen edhe pengun e këtij sezoni.
“Jemi të kënaqur me rezultatet e ndeshjeve të fundit. Luajtëm më mirë se Bologna dhe e merituam fitoren. Nuk duhej ta pësoja atë gol me Milanin në fund dhe ishte një moment i dhimbshëm”.
Mbi shpatullat e tij mban një mbiemër me peshë për futbollin shqiptar, por talenti i familjes Strakosha mendon se ka ardhur koha që të shkruajë historinë e tij.
“Jam krenar që kam mbiemrin Strakosha, por tani jam Thomai dhe kam rastin të bëjë mirë vetë. Babi nuk donte të bëhesha portier dhe unë e ndiqja kur isha i vogël dhe më pëlqente shumë. Kam pasur idhull gjithmonë babin për personalitetin dhe zemrën që tregonte në fushë. Buffon dhe Neuer janë më të mirët në botë”.
Në 24 Mars ka shansin e artë të debutojë në fushë me fanellën e Kombëtares Shqiptare kundër Italisë në Palermo, por Strakosha përgjigjet me diplomaci kur pyetet nëse e shikon veten titullar.
“Unë do të stërvitem fort të jem gati për Kombëtaren dhe e di trajneri kush do të luajë. Jam krenar që jam pjesë e Kombëtares, luaj apo nuk luaj. Kemi folur shpesh me Berishën dhe ai më ka uruar. Etriti është shumë portier i mirë dhe e meriton momentin pozitiv që po kalon”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme
Jo vetëm Vinicius, Al Hilal tundon edhe Rodrygon me mega-ofertë
Morata te Galatasaray, sa do të fitojë Milani nga shitja e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale