LAJMI I FUNDIT:

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve të BE-së, sot në Bruksel do ta shqyrtojnë gjendjen në Maqedoni dhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në diskutimin që do të mbahet në Këshillin e BE-së, do të sjellin edhe konkluza të cilat do të miratohen në Samitin e Këshillit Evropian, këtë të enjte.

Federica Mogherini do të raportojë për vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq në mbledhje do të diskutohet edhe për çështje tjera, si ajo e migrantëve./Telegrafi/