LAJMI I FUNDIT:

Interi fiton bindshëm ndaj Cagliarit (Video)

Interi fiton bindshëm ndaj Cagliarit (Video)
CAGLIARI, ITALY - MARCH 05: Ivan Persic of Inter celebrates his goal 1-3 with the team-mates during the Serie A match between Cagliari Calcio and FC Internazionale at Stadio Sant'Elia on March 5, 2017 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Interi ka fituar me rezultat të thellë 5-1 në udhëtim te Cagliari.

Skuadra e Stefano Piolit është kthyer përsëri te fitoret në Serie A, pas humbjes ndaj Romës, duke mposhtur me lehtësi Cagliarin.

Serinë e golave për skuadrën nerazzure e hapi Ivan Perisic në minutën e 34, i cili shfrytëzoi për mrekulli një asistim nga Ever Banega duke e konvertuar në gol për 1-0.


Pas vetëm pesë minutave radha i erdhi Banegas që shënoi një perlë nga gjuajta e lirë për epërsinë e Interit prej 2-0.

Megjithatë, vendasit ngushtuar epërsinë para përfundimit të pjesës së parë me anë të Marco Boriellos, i cili shënoi më kokë në minutën e 42 dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë prej 2-1 të Interit.

Në pjesën e dytë, Interi arriti të shënoj edhe tri gola të tjerë duke vulosur kështu fitoren me rezultat të thellë ndaj Cagliarit.

Pas vetëm dy minutave në këtë pjesë ishte Perisic, i cili shënoi golin e dytë personal pas një asistimi të kapitenit Mauro Icardi.

Sulmuesi argjentinas pas asistimit u shënua edhe në listën e golashënuesve, pasi në minutën e 67 konvertoi në gol një penalti të shkaktuar pikërisht në të.

Deri në fund të ndeshjes, zikaltrit arritën të shënojnë edhe një gol tjetër me anë të mesfushorit të ri italian, Roberto Gagliardini, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 88, gol ky që ishte i pari me fanellën e Interit dhe vulosi rezultatin përfundimtar prej 5-1.

Pas kësaj fitore, Interi renditet në vendin e pestë me 51 pikë apo gjashtë pikë më pak se vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Cagliari renditet në vendin e 13 me 31 pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5dy8yy_ivan-perisic-goal-vs-cagliari-0-1_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5dy9cc_ever-banega-fantastic-short-free-kick-goal-vs-cagliari-0-2_sport

https://www.youtube.com/watch?v=rWbpMBJiWlY

https://www.dailymotion.com/video/x5dyage_ivan-perisic-second-goal-vs-cagliari-1-3_sport

https://www.dailymotion.com/video/x5dyd2i_roberto-gagliardini-goal-hd-cagliari-1-5-internazionale-05-03-2017-hd_sport

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori