LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Udinese – Juventus

Parashikim: Udinese – Juventus

Udinese e pret Juventusin në një nga stërvitjet e radhës për Bianconerët.

Vendi: Dacia Arena, Udine
Koha: 5 mars (e dielë), 15:00


Lajmet rreth ekipeve

Udinese
Pasi eksperimentoi me një formacion 4-4-2, Luigi Del Neri do t’i kthehet sistemit të tij 4-3-1-2 që u përdor më së shumti këtë sezon.
Rodrigo De Paul dhe Emil Hallfredsson për këtë arsye do të gjejnë hapësirën në 11-shën startuese pas suspendimeve.

Juventus
Massimiliano Allegri vazhdon që të pushojë lojtarët, me Lichtsteinerin, Marchision dhe Barzaglin që pritet të pushojnë në këtë takim.
Juan Cuadrado dhe Dani Alves do të kthehen në 11-shen startuese duke formëusar një tandem shumë ofensiv.

Top lojtarët

A e dini se?

Juventusi ka fituar 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka fituar 8 nga 10 ndeshjet e fundit ndaj Udineses në të gjitha garat.

Juventusi s’ka pranuar gol në 6 nga 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Udinese ka dështuar që të shënojë në 5 nga 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi s’ka pranuar gol në 5 nga 6 ndeshjet ef undit në udhëtim ndaj Udineses në të gjitha garat.

Udinëse ka humbur tri ndeshjet e fundit.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Analiza

Udinese ka humbur tri ndeshje rresht dhe tash e ka shumë problem ta ndërpresë këtë ecuri të keqe ndaj Juventusit. Një barazim do të ishte si fitore për Udinesen.

Juventusi nga ana tjetër po shkatërron gjithçka në Itali dhe nuk pritet që të ketë probleme me skuadrën friuliane e cila megjithatë nuk do të pranojë të mposhtet lehtë.

Parashikimi: Udinese 1-2 Juventus

Në trend Sport

Më shumë
Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm

Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm

Kombëtarja e Shqipërisë
Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë

Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë

Përfaqësueset
Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të

Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të

Ligat tjera
Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit

Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit

La Liga
Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Përfaqësueset
Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit

Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori