LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i autobusit shpëtoi një grua që donte të hidhej nga ura (Video)

Shoferi i autobusit shpëtoi një grua që donte të hidhej nga ura (Video)

Damone Hudson ka qenë duke vozitur në Ohio të Shteteve të Bashkuara, kur e ka parë një grua të paidentifikuar, që donte të hidhej nga ura.

Pasi e ka ndaluar autobusin, ai i ka kërkuar asaj që të dalë në anën e kundërt të mbrojtëseve metalike, por ajo nuk i është përgjigjur, transmeton Telegrafi.


Me t’i shkuar pranë, ai ka vazhduar t’i thotë fjalë inkurajuese dhe është përpjekur ta bindë, derisa në vendin e ngjarjes ka arritur Policia.

“Zonjë pse nuk vini në këtë anë të mbrojtëseve për mua”, dëgjohet duke thënë Hudson, del nga autobusi dhe i afrohet. “Më duket se keni një gjendje të vështirë, unë mund t’ju japë një përqafim”.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet vetëm një moment nga ky rast dramatik, që ka pasur përfundim pozitiv.

Nuk dihet për arsyen, që e ka bërë këtë grua të përpiqet t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ura. /Telegrafi/

https://youtu.be/skZgv7Ayapk