Kriza politike në Maqedoni vazhdon të përshkallëzohet edhe në aspektin e sigurisë pas zbardhjes së marrëveshjes për draft-ligjin për gjuhën shqipe mes Lidhjes Social-Demokrate dhe partive shqiptare, shkruan REL.
Protestat e organizatave të ndryshme të martën në mbrëmje kanë përfunduar me dhunë ndaj një gazetari ndërsa janë regjistruar edhe incidente tjera ku në shënjestër të protestuesve kanë qenë edhe kalimtar të rastit.
Protestat tani janë shtrirë edhe në qytete tjera ndërsa mbahen kundër avancimit të gjuhës shqipe dhe kundër siç thuhet, përpjekjeve të liderit opozitar, Zoran Zaev, për ndarjen e Maqedonisë.
Ndërkohë, ky i fundit tani dy ditë është në pritje të presidentit, Gjorge Ivanov për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re. Zaev ka thënë se marrëveshja e arritur mes tij dhe partive shqiptare, të cilat i kanë dhënë firmat e nevojshme për t’u mandatuar për kryeministër, është në përputhje me Kushtetutën, e cila përveç maqedonishtes si gjuhë të dytë zyrtare përcakton edhe gjuhën shqipe.
Por, nga OBRM-ja e Nikolla Gruevskit, e cila është në pushtet tani 10 vjet, thotë se marrëveshja rrënon karakterin unitar të shtetit, andaj ka bërë thirrje për kundërshtimin e saj me të gjitha mënyrat e mundshme.
Thirrja e saj ka rritur tensionet dhe incidentet kryesisht nëpër rrugët e Shkupit.
“E dënojmë ashpër këtë dhunë të pakuptimtë dhe irracionale. Thirrjet për urrejtje, thirrjet për Maqedoni të pastër të gjitha këto paraqesin vepër penale dhe autorët e këtyre veprave, por dhe inskenuesit dhe organizatorët e protestave që nuk kujdesen që këto protesta të rrjedhin ashtu siç parashohin ligjet dhe Kushtetuta e Maqedonisë, duhet të ballafaqohen me përgjegjësi penale”.
“Maqedonia është në prag të ndërlikimit të situatës dhe vetëm veprimi strikt i institucioneve në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën do t`i jap një kahje racionale kësaj situate. Qytetarët liri-dashës pro demokratik të Maqedonisë duhet të tregohen të përmbajtur dhe mos bien pre e këtyre manipulimeve të pushtetit në ikje”, thotë Petrit Saraçini, gazetar dhe përfaqësues i organizatës joqeveritare, “Civil”.
Protestat, sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, më shumë kanë të bëjnë me shpërqendrimin e vëmendjes nga thelbi i krizës politike se sa për zgjerimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqiptare.
Mirjana Najçevska, aktiviste dhe ish kryetare e Komitetit të Helsinkit, thotë se pas gjithë këtij skenari qëndron përpjekja e pushtetit aktual që përmes ngritjes së tensioneve ndëretnike t’i ikë debatit dhe hetimeve që kanë nisur nga Prokuroria Speciale për hetimin e skandaleve nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve.
“Vlerësoj se kriminaliteti po bën përpjekje që në të gjitha mënyrat t’i fsheh krimet e bëra. Një nga mënyrat më të thjeshta është ngritja e tensioneve ndëretnike pasi vetëm në këtë mënyrë mendojnë se mund të shpërqendrojnë vëmendjen nga e gjithë ajo që është bërë deri më tani. Është lehtë të nxitësh të rinjtë të bëjnë vepra të shëmtuara, por besoj se lojërat e tyre më nuk do të mund të kalojnë dhe të gjithë ata që i futen skenarëve të tillë duhet të përgjigjen penalisht”, thotë Najçevska.
Në protestat e organizatave që kundërshtojnë marrëveshjen për shqipen, po dëgjohen thirrje nga më të ndryshme ndërsa janë shpërndarë edhe kartëmonedha me simbole e personalitete shqiptare të UÇK-së duke ironizuar kështu me zgjidhjen dhe duke e paraqitur si shqiptarizuese të Maqedonisë.
Zgjidhja e krizës, sipas njohësve të çështjeve politike, qëndron në formimin sa më të shpejtë të qeverisë. Një kërkesë të tillë të martën e bëri edhe departamenti i shtetit amerikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj