LAJMI I FUNDIT:

UBT-CERT përfaqëson Kosovën në Garën për Siguri Kibernetike në Çeki

UBT-CERT përfaqëson Kosovën në Garën për Siguri Kibernetike në Çeki

Përfaqësuesit e UBT-CERT, prof. dr Edmond Hajrizi, Atdhe Buja, Betim Gashi dhe Rexhep Berlajolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën e Sigurisë kibernetike, që do të mbahet më 28 shkurt- 1 mars, në Brno të Çekisë.

Në këtë garë, të organizuar me iniciativën e NSA-së çeke dhe Universitetit Masaryk, përkrahur edhe nga programi “TAIEX”, i Komisionit Evropian, do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha shtetet e rajonit, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Turqinë, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën e Malin e Zi.

Ky aktivitet ka për qëllim të vë në provë aftësitë teknike dhe nivelin e koordinimit ndërmjet ekipeve, përmes simulimit të skenarëve të mbrojtjes nga sulmet kibernetike, me ç’rast ekipet do të përballen me sulme të ndryshme të fushës së sigurisë, duke i trajtuar dhe duke dhënë rezultate për to.


Vlen të theksohet që CERT-i i UBT-së i ka plotësuar të gjitha parakushtet e kërkuara nga organizatori, ku në këtë aspekt është përkrahur edhe nga përfaqësuesit e ALCIRT-it të Republikës së Shqipërisë, të cilët kanë dhënë udhëzime në disa pjesë të aplikimit në këtë garë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Arkat fiskale kalojnë në formën digjitale, Murati: Mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskalë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ekonomi
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Kalo në kategori